Një filtër i ri i mëson përdoruesit e Snapchat të flasin nëpërmjet gjuhës së shenjave , përmes lojërave dhe ushtrimeve të ndryshme brenda aplikacionit.
Synimi është te ofrojë mundësi të reja komunikimi për ta bërë Snapchat më gjithpërfshirës për ata që përdorin filtrat e tij.
Gjuha e shenjave në Snapchat do të afrojë më shumë personat me aftësi të veçanta me njëri -tjetrin si edhe me pjesën tjetër të përdoruesve .