Real Time Marketing-u i KFC-s

Real Time Marketing-u i KFC-s

Stuhia e rërës së Saharasë  goditi disa ditë me parë disa vende të Mesdheut si Spanja. Banoret u zgjuan duke pare makinat e tyre të parkuara të mbulura nga rëra.

"Nese ke limona atëherë bëj limonatë" - mund ti shkojë shumë mirë rastit të mëposhtëm:

Situata e krijuar u përdor nga KFC dhe agjencia e saj PS21 për të aktivizuar një fushatë shumë të veçantë reklamuese.

Gjithçka filloi me një postim në Twitter, në të cilin marka inkurajoi spanjollët të vizatonin logon e KFC me dorën e tyre në makinat e tyre me  rërë për të marrë një shërbim të caktuar falas në një nga restorantet në të gjithë vendin.

Makinat me logon e KFC mbi rërë u transormuan në një lloj kanali komunikimi duke e bërë logon të ishte e dukshme kudo.

Rezultati ? Pothuajse 10 milionë impressions.