Instagram filloi të paguaj për Reels që në korrik, kur CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se kompania do t'u paguante 1 miliard dollarë "Instagram Creators" deri në vitin 2022.
Po vihet re se sa krijues individualë po ju ofrohet pagesë për Reels e tyre dhe sa shikime duhet të marrin për të marrë shpërblimin maksimal të bonusit. Së fundmi, TechCrunch tregoi se dikujt i janë ofruar deri në 35,000 dollarë për 58.31 milion shikime të Reels në një muaj. Saktësisht i janë ofruar Sam dhe Cori Werrell. Megjithatë e gjitha kjo është në fazë testimi, dhe pritet që pagesat(bonuset) të rriten me kalimin e kohës dhe në varësi të ecurisë së reels-ave.
Por të kujtojmë që Instagram sështë aplikacioni i vetëm që filloi të paguante bonuse për shikueshmëri pasi në gusht, YouTube njoftoi se do të paguante deri në 10,000 dollarë në muaj për videot e njohura. Ndërkohë, muajin e kaluar Snapchat njoftoi Spotlight Challenges, i cili ofron shpërblime të ndryshme për të nxitur krijimin e videove. Snapchat thotë se grupet e tij të çmimeve zakonisht variojnë nga 1,000 deri në 25,000 dollarë.
Pse po ndodh pagesa e bonuseve??
Ekzistojnë dy interpretime të mundshme të skemave të bonusit të këtyre platformave.
- Versioni bujar është se Instagrami në pronësi të Meta-s dëshiron të ndajë pasurinë me krijuesit në themelin e platformës së tij.
- Por nuk është sekret që Instagram, YouTube dhe Snapchat po e shikojnë me kujdes shpërthimin e popullaritetit të TikTok dhe nuk duket rastësi që shumë nga skemat e bonusit janë fokusuar në reels e cila ka një ngjashmëri të madhe me TIK Tok.
Nga ana e tij, TikTok duket se nuk është i shqetësuar nga shuma e parave që hidhen nga konkurrentët e tij. Në fund të shtatorit, ajo njoftoi se kishte kaluar shifrën e 1 miliard përdoruesve aktivë mujorë.