Tiranë, 12 Tetor 2021 – Sot, Samsung Electronics zhvilloi “Life Unstoppable 2021”, e cila këtë vit e çon përvojën virtuale një hap më tej, me një mini-film që tregon ‘shtëpinë e surprizave’ të Samsung. Edicioni i dytë i Life Unstoppable, bashkon rrëfimin dhe argëtimin së bashku në një përvojë dixhitale interaktive, që vendos pjesëmarrësit në zemër të tregimit.
Gjatë 18 muajve të fundit, shtëpia është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e përditshmërisë tonë - duke u shndërruar në shkollë, zyrë, palestër dhe hapësirë argëtimi. Duke kaluar shumë kohë në një hapësirë, një ndryshim është shumë i nevojshëm. Eventi Life Unstoppable i këtij viti kërkon të shtojë frymëzimin për ata që kërkojnë një ndryshim në përvojën e tyre në shtëpi, duke inkurajuar konsumatorët të kenë një jetë të lumtur dhe produktive me ndihmën e produkteve të Samsung.
‘Life Unstoppable: ’house of surprises’, nëpërmjet një turi virtual në shtëpinë e familjes Unstoppables, demonstron mënyrat në të cilat ekosistemi i pajisjeve Samsung i lejon ata të zbulojnë krijimtarinë e tyre të brendshm dhe pasionin në jetën e përditshme. Në këtë tur vizitohen gjashtë dhoma të ndryshme, secila duke shfaqur një koleksion të produkteve të Samsung - nga ekranet e celularëve të palosshëm, te televizorët gjithëpërfshirës që ju lënë pa frymë dhe risitë e pajisjeve elektroshtëpiake që sjellin një shkëndijë të re edhe në detyrat tuaja më pak të preferuara.
"Në Samsung ne zhvillojmë novacione që shkojnë përtej asaj që njerëzit presin. Nga telefonat e palosshëm, tek televizorët që shfaqin art kur fiken dhe lavatriçet që pastrojnë rrobat tuaja më shpejt duke përdorur vetëm kohën, detergjentin dhe ujin e nevojshëm.” tha Benjamin Braun, Shefi i Marketingut i Samsung në Evropë. Me “shtëpinë e surprizave” të Samsung ne po tregojmë se si produktet tona sjellin risi që ndihmojnë klientët të jetojnë një jetë të pandalshme."
Gjatë gjithë eventit, pjesëmarrësit përfshihen në një seri ngjarjesh, secila duke shfaqur aftësitë e plota të linjës së produkteve të Samsung 2021, ku mund të përmendim: Frigoriferin Bespoke, The Premiere – Projektorin Lifestyle të Samsung; Soundbar-in Q800; Samsung Odyssey Neo G9 - Monitorin idelal për Gaming; Televizorin NEO QLED; Linjën Lifestyle të televizorëve QLED, The Frame & The Serif; Smartphone-in e palosshëm Galaxy Z Flip 3; Bespoke AirDresser–me një dizajn që mund të personalizohet, me veçori të përmirësuara si: AI dry capabilities dhe AI Control.
Në qendër të vemendjes në edicionin e këtij viti janë Bespoke Airdresser, së bashku me një përzgjedhje të veçorive dhe inovacioneve të tjera të reja:
Bespoke Jet, një fshesë premium me korent ,pa kordon, që vjen në një gamë ngjyrash me një boshatisje automatike të pluhurit dhe sistem karikimi të baterisë.
Bespoke Jet Bot™AI+™, një fshesë me korent e avancuar që identifikon objektet dhe përshtatet në pjesën më të madhe të sipërfaqeve për një pastrim të optimizuar. Përdoruesit mund të monitorojnë shtëpitë e tyre me një transmetim të drejtpërdrejtë video, ndërsa Clean Station kap papastërtitë dhe pluhurin me sistemin e tij të filtrimit me shumë shtresa.
Zbuloni talentet e fshehura të Unstoppables dhe ekosistemin më të fundit të produkteve të Samsung në Life Unstoppable: ‘house of surprises’, nga data 18 tetor në: http://www.samsung.com/