Zyrtarët e Arabisë Saudite dyshohet se kanë paguar të paktën dy punonjës të Twitter për të patur access në informacionin personal për përdoruesit që qeveria atje ishte e interesuar, sipas dokumenteve gjyqësore të pazbardhura kohët e fundit. Ata përdorues u paralajmëruan për përpjekjen në 2015, por pamja e plotë po shfaqet tani.
Sipas një raporti të AP duke cituar ankesën federale, Ahmad Abouammo dhe Ali Alzabarah u afruan të dy nga qeveria Saudite, e cila premtoi "një orë designer dhe dhjetëra mijëra dollarë" nëse do të mund të merrnin informacione personale për disa përdorues. Abouammo punoi për Twitter në partneritete mediatike në Lindjen e Mesme, dhe Alzabarah ishte një inxhinier; të dy akuzohen se veprojnë si agjentë të paregjistruar sauditë - spiunë.
Alzabarah thuhet se është takuar me një anëtar të familjes mbretërore Saudite në Washington, D.C në vitin 2015, dhe brenda një jave ai kishte filluar te accessoje në të dhëna për mijëra përdorues, nga të cilët 33 , Arabia Saudite kishte kontaktuar zyrtarisht me Twitter për të kërkuar informacione në lidhje me të. Nga këta përdorues përfshihen aktivistë politikë dhe gazetarë kritikë ndaj familjes mbretërore dhe qeverisë Saudite.
Kjo nuk kaloi pa u vënë re dhe Alzabarah, kur u mor në pyetje nga mbikëqyrësit e tij, thuhet se tha që ai e kishte bërë vetëm atë nga kurioziteti. Por kur u detyrua të linte punën, ai fluturoi në Arabinë Saudite me familjen e tij ditën tjetër, dhe tani punon për qeverinë atje.