Eventi i Google i caktuar për 30 shtator po afron. Mountain View po planifikon të zbulojë Pixel 4a 5G dhe Pixel 5, Chromecast Ultra të ri me Google TV dhe Nest Audio.
Nest Audio, me dizajnin vertikal sugjeron ndoshta një permiresim më të madh për riprodhimin e muzikës dhe ka mundesi të jetë një smart speaker. Dhe në fakt duhet të jetë e mundur të sinkronizohen dy prej tyre për të krijuar një skenë stereo.
Estetika është plotësisht në përputhje me pjesën tjetër të produkteve të Google e disponueshme në dy ngjyra: Qymyri më i errët dhe Shkumës, dhe 4 LED të bardha për të kompletuar një dizajn të pastër dhe minimal. Por kjo nuk është e gjitha: sepse çmimi i Nest Audio duhet të jetë rreth 100 euro për tregun evropian. Për konfirmimet, mbetet vetëm të presim deri më 30 shtator.