Netflix ndez dritën jeshile për videolojën Squid Game!

Netflix ka ndezur dritën jeshile për lojën e njohur Squid: The Challenge për një sezon të dytë po rekruton garues pikërisht tani. Kompania përmendi gjithashtu se po bën një vidolojë "në universin e Squid Game", duke humbur një mundësi për të krijuar termin "Squidiverse".

Netflix nuk ofroi asnjë detaj në lidhje me videolojën, përveçse tha se lojtarët do të "konkurojnë me miqtë në lojëra që do t'i njohin nga seria".

“Nuk kishte asnjë dritë të kuqe në vendimin tonë për të ndezur sezonin e dytë të Squid Game, The Challenge,” tha Brandon Riegg, i cili drejton shfaqjet jofiction të Netflix, në një deklaratë.

Ashtu si sezoni i parë i The Challenge, 456 njerëz do të konkurrojnë për 4.56 milionë dollarë gjatë sezonit, duke marrë pjesë në sfidat e frymëzuara nga seria Squid Game.

Disa garues u plagosën gjatë xhirimeve të sezonit të parë, megjithëse Netflix këmbënguli në atë kohë se asnjë prej tyre nuk ishte serioze. Një firmë ligjore që përfaqëson dy nga konkurrentët tha se do të ndërmerrte veprime ligjore në emër të tyre. Njerëzit thanë se pësuan hipotermi dhe dëmtime nervore në kushtet e ftohta të xhirimeve të janarit.