111 vite Pavarësi, Google ‘vishet kuqezi’!

Në nder të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë motori i kërkimit Google është veshur “kuq e zi”.

Theksojmë se ky ndryshim shihet vetëm nga shqiptarët që janë brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ata që janë në trojet e tjera shqiptare apo kudo nëpër botë, nuk munden ta shohin këtë.

Kjo nuk është hera e parë që Google faqoset kuq e zi, duke u bashkuar me Pavarësinë e Shqipërisë.

111 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Në nder të Pavarëisë në vend sot dhe nesër do të mbahet aktivitete të ndryshme kombëtare, ku qytetarë të shumtë priten t’i bashkohen festave.