Kështu ata vendosën të krijonin influencuesen e tyre për ta përdorur si modele për markat që iu afruan.
Pamja fizike e Aitanës është afër perfeksionit. Modelja virtuale mund të fitojë deri në 10,000 euro në muaj, sipas krijuesit të saj, por mesatarja është rreth 3,000 euro.
“Ne e bëmë atë që të mund të bënim një jetë më të mirë dhe të mos varemi nga njerëzit e tjerë që kanë ego, që kanë mani ose që thjesht duan të fitojnë shumë para duke pozuar”, thotë Cruz.
Të ardhurat e Aitanës janë befausese. Ajo fiton pak më shumë se 1000 euro për reklamë dhe së fundmi është bërë fytyra e Big, një kompani suplementesh sportive dhe sikur të mos mjaftonte kjo ajo publikon foto të saj me të brendshme në Fanvue, një platformë e ngjashme me OnlyFans.
Në vetëm pak muaj ajo ka arritur të fitojë më shumë se 121 mijë ndjekës në Instagram dhe fotot e saj marrin mijëra shikime dhe reagime. Madje ajo merr mesazhe private nga personazhe të famshëm që nuk janë në dijeni se ajo nuk është një person fizik.
"Një ditë një aktor i njohur latino-amerikan i dërgoi mesazhe për ta kërkuar atë. Ky aktor ka rreth 5 milionë ndjekës dhe disa nga ekipi ynë e panë serialin e tij televiziv kur ishin fëmijë," thotë Cruz.
“Ai nuk e kishte idenë se Aitana nuk ekzistonte”, shton ai.
Si ta vini në jetë një AI?
Çdo javë ekipi i agjencisë ka një takim për të krijuar jetën e Aitanës. Ata vendosin se çfarë do të bëjë ajo gjatë javës, cilat vende do të vizitojë dhe cilat foto do të ngarkohen për të ushqyer ndjekësit që duan të dinë për të.
Por nuk ka sesione fotografish, nuk ka ndryshime në gardërobë, vetëm një përzierje e ekspertëve të inteligjencës artificiale dhe dizajnit që përdorin Photoshop për të bërë të mundur që modelja të kalojë fundjavën në Madrid, për shembull.
“Në muajin e parë ne kuptuam se njerëzit ndjekin jetën, jo imazhet. Duke qenë se ajo nuk jeton, ne duhej t'i jepnim asaj pak realitet në mënyrë që njerëzit të mund të lidheshin me të në një farë mënyre. Ne duhej të tregonim një histori." thotë grafiku.
Kjo është arsyeja pse Aitana, ndryshe nga modelet tradicionale, personalitetet e të cilave zakonisht nuk zbulohen në mënyrë që të jenë një 'kanavacë bosh' për dizajnerët, ka një 'personalitet' shumë të dallueshëm.
Ajo u krijua si një entuziast fitnesi, e vendosur dhe me karakter kompleks. Në faqen e saj të internetit ajo e përkufizon veten si miqësore dhe të kujdesshme.
"Është menduar shumë për Aitanën. Ne e krijuam atë bazuar në atë që i pëlqen më shumë shoqërisë. Menduam për shijet, hobi dhe pikat që kanë qenë në trend vitet e fundit," shpjegon Cruz.
Pasi analizuan tendencat, ata kuptuan se kultura orientale ishte bërë shumë e evropianizuar vitet e fundit, ndaj u përpoqën ta kapnin këtë në flokët e saj rozë dhe në anën e lojtarit.
Aitana ka pasur një sukses të tillë, saqë dizajnerët e saj tashmë kanë krijuar një modele të dytë virtuale të quajtur Maia, “pak më e turpshme”. As emrat nuk u zgjodhën rastësisht, të dy përmbajnë akronimin e inteligjencës artificiale (AI).
Demokratizimi i përdorimit të modeleve?
Agjencia është përmbytur me kërkesa nga markat që duan modelin e tyre të personalizuar.
“Ata duan të kenë një imazh që nuk është një person real dhe që përfaqëson vlerat e markës së tyre, në mënyrë që të mos ketë probleme vazhdimësie nëse duhet të pushojnë dikë ose nuk mund të mbështeten më tek ai”, thotë Cruz.
Ka edhe kursime në kosto. Kur agjencia, e cila dikur punonte me influencues të vërtetë, e kuptoi se çfarë fitonin, e panë atë "anormale".
“Kim Kardashian bën një milion euro për një foto në Instagram dhe nuk e shëron kancerin. Askush nuk fiton një milion euro për ngarkimin e një fotoje në një rrjet social, mua më duket absurde”, thotë ai.
Agjencia beson se kjo mund të ndihmojë në uljen e çmimeve të tregut dhe t'u japë një shtysë kompanive të vogla që nuk mund të përballojnë fushata të mëdha reklamuese.
Megjithatë nisma nuk është pa kritikët e saj. Shumë janë të shqetësuar se përsosja joreale e modeleve mund të ndikojë që brezi i ri të bëhet i fiksuar pas arritjes së një përsosmërie të tillë.
Ka edhe kritika për imazhin shumë të seksualizuar të modeleve të krijuara. Për të cilën agjencia përgjigjet se ata thjesht po ndjekin estetikën e krijuar tashmë nga vetë influencuesit dhe markat e vërteta.
"Nëse nuk e ndjekim këtë estetikë, markat nuk do të jenë të interesuara. Për të ndryshuar këtë sistem, duhet të ndryshoni vizionin e markave. Bota në përgjithësi është seksualizuar.