Një punonjës i një kompanie robotike në Korenë e Jugut u vra pasi një robot nuk arriti ta dallonte atë nga kutitë e perimeve që po trajtonte. Ngjarja ndodhi kur burri, punonjës në një kompani robotike, rreth të 40-tave po kryente inspektimin e robotit.
Sipas një raporti të agjençisë koreane të lajmeve Yonhap, një burrë rreth të 40-tave u shtyp për vdekje nga një krah robotik ndërsa e inspektonte atë në një fabrikë. Krahu robotik, i çili ishte çaktuar për të ngritur dhe vendosur kuti perimesh në shiritat transportues, me sa duket e ngatërroi burrin me një kuti dhe e kapi atë, duke e shtyrë trupin e tij kundër rripit transportues dhe duke i shtypur fytyrën dhe gjoksin. Burri u dërgua me urgjençë në spital, por nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të marra.
Më 8 nëntor, punëtori i çili ishte nga prodhuesi i krahëve robotikë po inspektonte sensorët e tij në një fabrikë të klasifikimit të speçave në provinçën Jugore Gyeongsang, në përgatitje për testin e planifikuar të saj. Testi ishte shtyrë nga 6 nëntori për shkak të problemeve me sensorin. Punëtori po kryente kontrolle natën vonë të mërkurën kur makina nuk funksionoi.
Pas inçidentit, një zyrtar i Kompleksit Bujqësor të Eksportit Donggoseong, pronar i uzinës bëri thirrje për zbatimin e një sistemi "shumë të saktë dhe të sigurt".
Sipas poliçisë së Koresë së Jugut, roboti që vrau një njeri në një fabrikë nuk ishte një robot i avançuar me inteligjençë artifiçiale, por një makinë e thjeshtë që merr kuti dhe i vendos ato në paleta. Poliçia po bashkëpunon me autoritete të tjera përkatëse për të përçaktuar nëse makina kishte defekte teknike apo probleme sigurie apo nëse kishte të bënte me gabim njerëzor.
Poliçia thotë se sensorët e robotit janë krijuar për të identifikuar kutitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se njeriu i afrohet robotit duke mbajtur një kuti, gjë që ndoshta ka shkaktuar reagimin e makinës. "Është e qartë se nuk është një rast kur një robot ngatërron një njeri me një kuti - kjo nuk ishte një makinë shumë e sofistikuar," tha një zyrtar i poliçisë.
Ndërsa robotët industrialë janë të kudondodhur në fabrika anembanë globit, aksidentet ndodhin herë pas here. Për shembull, në mars të këtij viti, një robot prodhues shtypi dhe plagosi rëndë një punëtor që po ekzaminonte makinën në një fabrikë të pjesëve të automjeteve në Gunsan, Koreja e Jugut, siç raportohet nga Assocciated Press.
Vitin e kaluar në 2022, një punëtor u shtyp për vdekje nga një robot i instaluar pranë një rripi transportieri në një fabrikë qumështi në Pyeongtaek. Një studim i fundit zbuloi se robotët në vendin e punës shkaktuan të paktën 41 vdekje të regjistruara në Shtetet e Bashkuara midis 1992 dhe 2017, por kjo shifër ka të ngjarë të nënvlerësohet.