Widgets gjithashtu shfaqen kur iPad është në landscape mode. Gjithashtu ka opsione të reja të madhësise për Widget, por vetëm katër prej tyre suportohen dhe nuk shfaqen në portreit mode. Suportohet edhe Smart Stack, funksioni i ëidget që përdor on-device intelligence për të kaluar përmes ëidegts të dobishme gjatë gjithë ditës.
iPadOS-it i mungon funksioni App Library i cili është në iOS 14.
App-et si Photos dhe Files janë përmirësuar në iPadOS dhe mund të aksesohen më lëhtë pa pasur nevojë të rrëshqisni kursorin në shiritat anesorë.
Ndërfaqja e Search ka një dizajn të ri, më kompakt që nuk e mbulon hapësirën e të gjithë ekranit, është më i shpejtë se kurrë dhe më i ngjashëm me Finder në Mac, në gjendje të japë rezultate më të sakta të kërkimit.
Ashtu si me iOS 14, iPadOS përfshin thirrje kompakte telefonike dhe FaceTime dhe Siri paraqitet gjithashtu në një format kompakt me një ikonë të vogël Siri në fund të ekranit.
Një nga opsionet shtesë më të rëndësihsme në iPadOS 14 është zgjerimi i mbështetjes Apple Pencil. Funksioni Scribble ju lejon të shkruani në çdo fushë teksti në iPad me Apple Pencil.
Në aplikacionin Notes, ekziston një mundësi për të shkruar shënime me dorë me Apple Pencil, me shënimet e konvertuara në tekstin e shtypur. Smart Selection lejon që teksti i shkruar me shkrim të selektohet dhe shënimet e shkruara me dorë mund të kopjohen nga aplikacioni Notes në një tjetër aplikacion si Pages, me shkrimin e dorës që konvertohet automatikisht.
Shape Recognition ju lejon të vizatoni forma të ashpra, siç janë rrethi ose një yll, dhe pastaj e kthen atë në një formë të përsosur gjeometrike automatikisht. Shënimet gjithashtu përmbajnë inteligjencë të integruar për të zbuluar adresat, numrat e telefonit dhe adresat e postës elektronike në tekstin e shkruar, duke i bërë ato të klikueshme ashtu si lidhjet e tekstit standard të shtypur.
Në aplikacionin Music, ka një radhë të ridizajnuar të këngëve, një veçori Listen Noë që zëvendëson For You , dhe tekste në ekran të plotë që luajnë në kohë reale me këngë.