Me mbi një miliard përdorues mujorë në të gjithë botën, Google Photos është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur dhe menaxhuar koleksionin tuaj gjithnjë e më të madh të fotografive dhe videove. Tani Google ka njoftuar për disa ndryshime të mëdha që do të prekin të gjithë përdoruesit, dhe ato janë aq të rëndësishëm sa u krijua dhe një logo e re.
Rreth pesë vjet pas fillimit të shërbimit të tij, Google paraqet një ndërfaqe të re grafike të thjeshtuar që e bën më të lehtë për përdoruesin të gjejë përmbajtjen e krijuar në të kaluarën. Struktura e aplikacionit tani është e ndarë në tre seksione, ndërsa më parë ka pasur katër:
Pamja e re përmban të gjitha funksionet e kërkimit me një hartë të re interaktive gjeografike, sugjerime, fytyra dhe kafshë të njohura.
Biblioteka përfshin albumin e krijuar, koshin e riciklimit, të preferuarat, arkivin dhe shumë mjete të tjera që ndihmojnë në organizimin e koleksionit tuaj.
Menyja e hamburgerit zhduket: në krye në të majtë, në vendin e saj, ne gjejmë një buton në formën e një reje chat-i për të aksesuar në të gjithë përmbajtjen e përbashkët. I themi mirupafshim gjithashtu kartelës "For You".. Më në fund, ndryshon edhe ikona, duke marrë forma pak më të rrumbullakosura.