Apple Music merr një përditësim në Android me një veçori të re dhe disa përmirësime. Vjen modaliteti i riprodhimit “gapless”, pra pa pushim: kalimin nga një këngë në tjetrën, nqs ky opsion do të aktivizohet nga menu-ja e cilësimeve do të jetë e menjëherëshme, pa intervale ku të ketë heshtje. Për çfarë mund të shërbejë? Për shembull, për ta bërë përdorimin e një albumi më koherent dhe të afërt.
Përditësimi gjithashtu përfshin përmirësime për të mbështetur Android Auto, një optimizim i performancës së përgjithshme të aplikacionit. Për të përdorur Apple Music, natyrisht, duhet të regjistroheni në abonimin përkatës $9,99.
Kujtojmë që nga prilli Apple Music është gjithashtu i disponueshëm edhe nga web në të gjitha platformat kryesore, përfshire edhe Windows, Linux ChromeOS.