Prindërve hebrenj u është thënë të fshijnë aplikacionet e mediave sociale…

Disa prindërve hebrenj u është thënë nga shkollat ​​që të fshijnë rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve të tyre në vazhdën e luftës Izrael-Gaza.

Sot shënohet dita e 9-të që kur militantët e Hamasit sulmuan papritur Izraelin, ku deri më tani shënohen mijëra viktima nga të dyja palët.

Një nga shqetësimet kryesore janë videot e mundshme të pengjeve që po shpërndahen nëpër rrjete sociale të cilat mund të shkaktojnë shqetësim.

Paralajmërimet po qarkullojnë jo vetëm në Izrael, por edhe në SHBA dhe MB me disa që veçojnë TikTok dhe Instagram në veçanti.

Pamjet e vrasjes së civilëve janë shpërndarë në internet.

Një numër shkollash në Tel Aviv u kanë komunikuar mesazhin prindërve që nga fundjava.