Për tani, unë dua të nxjerr në pah disa nga pikat e forta të Android që iOS thjesht nuk mund t'i bëjë akoma.
Përdorni aplikacionet që ju dëshironi, dhe jo ato që Google dëshiron që ju të përdorni
Përdoruesit kanë vite që kërkojnë mundësinë për të vendosur Gmail si App të vetë telefonit në një iPhone, dhe e vetmja gjë që ka bërë Apple është fakti që ka lejuar të fshihen aplokacionete e veta, gjë të cilën nuk mund a bëjë më parë.
Google Assistant
Përdoruesit e iPhone kanë Siri, por Android ju jep Google Assistant. Asistent Google është një mjet shumë më i sofistikuar sesa Apple Siri për një mori arsyesh, por më e rëndësishmja është që përdor databazën e pafundme të Google.
Kupton pyetje të zakonshme si emra biznesesh dhe merr përgjigjet direkt nga Google Search, gjë të cilën Siri nuk e bën dot.
Google Assistant integrohet me aplikacionet e tjera të telefonit si psh të tregon kur ke një takim, të paralajmëro kur ka trafik etj.
"OK, Google" and "Hey, Google" janë frazat me të cilat aktivizohet Google Assistant.
Mund të përdorni dy aplikacione njëkohësisht me split-screen mode
Edhe pse iPadOS 13 mbështet përdorimin e shumë aplikacioneve në të njëjtën kohë, iOS 13 dhe iPhone jo. Nga tjetër, përdoruesit e Android kanë përdorur aplikacione me ekran të ndarë nga viti 2016 me lançimin e Android 7.0 Nougat.
Mund të përsonalizoni homescreen
Benefitet e Android në këtë aspekt qëndrojnë në faktin e mund të përsonalizoni homescreen duke rënditur icon-at e aplikacioneve tuaja duke sipas dëshirës.
Përdorimi i një launcher në telefonin tuaj Android ju lejon të rregulloni pothuajse çdo aspekt se si duket dhe sillet telefoni juaj, duke e bërë telefonin tuaj edhe më personal se sa është tashmë.
Launcher si Nova Launcher, Launcher of Microsoft, Apex Launcher dhe Action Launcher të gjitha shtojnë veçoritë e tyre në telefonin tuaj Android.
Nuk mërzitesh asnjëherë falë ndryshimit të ëallpapers automatikisht
Wallpaper app rifreskon Wallpaper dhe homescreen lock çdo ditë, pa bërë asgjë.
Shikoni video dhe tekst në të njëjtën kohë