Në krahasim me paraardhësit, Mi Band 5 ka një ekran me ngjyra, me një diagonale më të gjerë se Mi Band 4, me opsionet e watchafce animate dhe përmirësime të monitorimit të aktivitëtit fizik me anë te teknologjisë Personal Activity Intelligence.
Përsa i përket opsionit watchface Mi Band 5 do të ketë deri ne 100+ personazhe nga serialet e animuara si: Neon Genesis Evangelion, Case Closed, Hatsune Miku, and SpongeBob SquarePants.
Një tjetër risi interesante, ështe edhe mënyra e karikimit të baterisë, që është magnetike dhe më fleksibël se Mi Band të gjeneratave të kaluara. Karikimi magnetik bën që të mos heqim Mi Band-in tonë nga rripi i tij duke bërë më të lëhtë karikimin.
Gjithashtu moduli NFC siguron pagesa online, por kjo vetëm për tregun Kinez për momëntin.
Modeli Mi Band 5 është prezantuar vetëm në tregun kinez, prandaj për ata si unë që sapo kanë marrë Mi Band 4 kemi akoma kohë për të shijuar versionin tonë të gjurmuesit të aktivitetit fizik.