NetherRealm Studios, krijuesi i serisë Mortal Kombat, ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e një prej personazheve legjendar në lojën më të fundit Mortal Kombat 1 – Nitara.
Ajo që është veçanërisht interesante, ky personazh do të luhet nga aktorja e njohur Megan Fox, të cilën ne e njohim si yllin e Transformers, Turtles Ninja dhe filmave të tjerë.
Nitara, Vampire of the Underworld, nuk ka qenë një personazh i luajtshëm që nga Mortal Kombat: Armageddon për PlayStation 2, dhe rikthimi i saj ka shkaktuar një emocion të madh mes lojtarëve dhe fansave të Mortal Kombat.
Ndonëse mund të jetë befasi për disa që Nitara shprehet nga seksi simboli Megan Fox, vetë aktorja thotë se ajo u rrit duke luajtur Mortal Kombat dhe “nuk mund ta besoj se po shpreh një personazh në një lojë të re”.
Mortal Kombat 1 vjen më 19 shtator (14 shtator me akses të hershëm) në PlayStation 5, Xbox Series X|S, Nintendo Switch dhe PC.