Ke një biznes familjar? Një dyqan veshjesh, një parukeri, një klinikë dentare?
Dhe po më thua që akoma nuk i ke hapur qoftë një faqë ne Instagram apo Facebook? Pa merak, nuk je vetëm, të gjithë e kemi bërë këtë gabim në një moment të caktuar. Kjo ka shumë arsye. Nuk ke pasur kohe, vizion apo iniciativë. DON’T WORRY.
Atëherë si t’ia nisim? HAP NJE LLOGARI NE INSTAGRAM. Hap një email të veçantë, mos e lidh me e-mail e punës apo atë personal, do të më kujtosh. Më beso nuk do të doje të ngatërroheshin më emailet e rëndësishëm të furnitorëve apo partnerëvë të biznesit.
Hapi i dyte. Brando llogarinë tënde. Duhet një emër i lehtë, i veçantë dhe që të mbahet mënd. Njerëzit duhet të thone “A po X faqe në instagram, e njof” ose “Dua të lyej floket, të kontrolloj punimet e X në instagram” apo “Dua të blej ca rroba por përtoj dhe s’kam kohë të ik nëpër dyqane, po shof faqen e X në Instagram”. E njëjta gjë vlen dhe për biznesin fizik, brandimi është pika kryesore. Nëse e ke tashmë një emër përdore në rrjetet e tua sociale.
Hapi i tretë. Rregullo Bio-n në Instagram. Bio është ajo çfarë ofron biznesi jot. Bio është si abstrakti i një punimi shkencor. Aty ti duhet të përshkruash se për çfarë biznesi bëhet fjale, si operon dhe ku. Location është shumë i rëndësishëm për të adresuar klientët e tu potencialë drejt dyqanit fizik.
Hapi i katërt. Foto e profilit. Sugjeroj që foto e profilit gjithashtu të jetë e branduar dhe e personalizuar. Jo foto interneti. Nuk duhet të jesh profesionist Design-i apo Photoshop-i apo programeve të tjera të komplikuara. Ka aplikacione online dhe free nga App Store apo Google Play Store të cilat kanë template të gatshme apo mund edhe ti personalizosh. Një app që mund të të vijë në ndihmë është Canva. Ajo që përdorin Blogger-et e tua të preferuara.
Hapi i pestë. Fillo nga puna çfarë po pret. Ky ështe një rrugëtim i gjatë por i domosdoshëm ne botën që po jetojmë. Një bote gjithnjë e më teknologjike, gjithnjë e më afër virtualisht dhe më larg fizikisht. Mos e humb prezencën online. Duhet kohë, përkushtim dhe të mos dorëzohesh.
Kaq për sot, të fillojmë me prezencën online një her. Do të update-ohemi në vijim se si duhet të postoni, si të krijoni një rrjet delivery funkisonal dhe të tjera.
Ps: Nëse të duket shumë punë dhe mendon se mund të të shkëpusi nga fokusi i biznesit tënd, lërja një agjensie profesionale ta bëjë për ty. Sigurisht çdo gjë me miratimin tënd ;)
Erisa :)