OSCAL kthehet sërisht: në vitin 2023 jemi ‘Standing on Shoulders of Hackers’

Konferenca mbi teknologjite me kodburim të hapur në Shqipëri (OSCAL) po ndodh përsëri!Edicioni VIII do të mbahet edhe një herë në Shqipëri gjatë fundjavës së parë të shtatorit, më konkretisht 2 dhe 3 shtator në Tiranë.

Rreth OSCAL
Open Source Conference Albania është konferenca vjetore ndërkombëtare në Shqipëri e
organizuar për të promovuar lirinë e softuerit, softuerin me kod të hapur, kulturën e lirë dhe dijen
e hapur, një lëvizje globale që filloi fillimisht më shumë se 30 vjet më parë. Si një organizim
tërësisht vullnetar besojmë që OSCAL është një konferencë që ka krijuar baza të forta dhe në
komunitete open-source në Europë.
Standing on the Shoulders of Hackers
Çdo vit ne zgjedhim një tematikë të ndryshme që pasqyrohet në identitetin vizual të konferencës.
Gjatë stuhisë së ideve, ne menduam se të gjitha njohuritë që kemi pasur deri më tani janë
mbledhur nga njerëzit që e kanë zhvilluar atë para nesh. A ka mënyrë më të mirë sesa ta
pranojmë këtë dhe t'i bëjmë homazh secilit që na ka ndihmuar të bëhemi ata që jemi sot? Është e
qartë se ne po qëndrojmë mbi supet e hakerëve të tjerë gjigantë dhe është koha që t'ju njohim,
festojmë dhe jemi mirënjohës për të gjithë ju!

Çfarë të prisni
Një program të larmishëm ligjërimesh, panele diskutimi, dhe punëtori të mbajtura nga anëtarë të
komunitetit me open source të cilët I bashkohen OSCAL pa pagesë dhe kontribues për një kohë
të gjatë. Prezantimet, punëtoritë, takimet me komunitetin, stendat e informacionit dhe ngjarjet
sociale janë elementët e një recete standarde të OSCAL.
Ne inkurajojmë të gjithë entuziastët, zhvilluesit dhe organizatat me kod-burim të hapur që të
bashkohen me ne në #OSCAL2023 si pjesëmarrës, vullnetar, ligjerues dhe/ose zhvillues
punëtorie. Pavarësisht nëse jeni një profesionist me përvojë, student ose thjesht kurioz për
teknologjitë me kodburimin të hapur, të drejtat dixhitale ose privatësinë në internet, OSCAL
ofron një mjedis gjithëpërfshirës dhe mikpritës për të gjithë për të mësuar.
Data të rëndësishme:
Thirrje për ligjërues: deri në 15.08.2023
Thirrje për vullnetarë: deri në 10.08.2023
Thirrje për sponsor: deri në 15.08.2023
Thirrje për partnerë mediatikë: deri në 15.08.2023
Thirrje për info-booths: deri në 15.08.2023
Lajmërimi i VENUE: 10.08.23

 


Rreth Open Labs hackerspace:
Open Labs është komuniteti me vendodhje në Tiranë që promovon teknologjinë me kod-burim të hapur,të përbashkëtën dixhitale dhe kulturën e privatësisë në internet që nga viti 2012. Është një organizatë joqeveritare jofitimprurëse në Tiranë që ofron një mjedis social dhe infrastrukturë për komunitete dhe iniciativa të tjera si OpenStreetMap, Wikimedia Community User Group Albania, CryptoParty Tirana dhe Tirana Linux Group. Anëtarët e komunitetit ndjekin një proces vendimmarrje horizontale që nga dita e parë.