Çfarë fshihet në shënimin e Stive Jobs që po thyen parashikimet?!

Letra në të cilën është ideuar një reklamë nga Jobs është shitur 175.759 Dollarë, 6 herë më shumë nga sa ishte parashikuar. Reklama është një ide për Apple Computer-1 që është shkruar dhe firmosur me emrin “steven jobs” në vitin 1976.

Tashmë është shndërruar në "strategji" që paisjet e vjetra të Apple të dalin në ankand e të shiten me shifra ekstreme...Mirëpo tashmë çudia po ndodh me një shënim të Stive Jobs. 

Shënimi përmban thjesht hollësi teknike për kompjuterin e parë Apple dhe është firmosur nga Steve Jobs duke përdorur shkronja të vogla shtypi.

Në vitin 1976 doli Apple Computer i cili u njoh më vonë si Apple I ose Apple-1.

Ai ka përfshirë edhe adresën dhe numrin e telefonit të prindërve të tij që asokohe ishin zyrat qendrore të Apple.

Letra ishte pjesë e disa sendeve të ndryshme të Apple që dolën në ankand, përfshirë edhe një çek të nënshkruar nga Jobs dhe bashkëthemeluesi i kompanisë, Wozniak, që u shit për 135.261 Dollarë.