Në Dhërmi dhe Himarë valët interferojnë me ato të shtetit fqinj, Greqisë, duke i kaluar kështu përdoruesit në tarifim roaming nga kompania celulare Vodafon.
Në redaksinë e Technocast kanë ardhur disa ankesa nga individë të ndryshëm, të cilët edhe pse nuk i janë afruar kufirit me një shtet tjeër, janë tarifuar pë përdorim roaming nga Vodafon.
Roaming është një term i zakonshëm për telekomunikim pa tel që i referohet shërbimit të shtrirjes së lidhjes në një vend që është i ndryshëm nga qendra e operatorit të telefonisë mobile të atij vendi ku ju jeni i regjistruar.
Roaming ndodhë kur një operator telefonie mobile i përdorë paisjet e një operatori tjetër. Operatori i dytë nuk ka financim direkt paraprak apo kontratë të shërbimit më këtë operator telefonie për të bërë apo për të marrë një thirrje. Kur telefoni juaj është roaming, një shenjë treguese mund të shfaqët në telefonin tuaj që shkruan ‘roam’ apo vetem shkronja R.
Shembulli i autorizuar i roaming për telefonat celular është, kur ju shkoni në një zonë më telefonin tuaj dhe provajderi i telefonis tuaj nuk ka mbulim të valëve pra në një shtet tjetër.