Epoka e re 5G
Sipas një studimi të kryer nga Ovum, një firmë konsulence e specializuar në mbulimin global të telekomunikacionit, mediave dhe teknologjisë, 5G do të trondisë panoramën e përmbajtjes dhe argëtimit multimedial, duke sjellë një avantazh të rëndësishëm konkurrues për kompanitë.
Ndikimi transformues i teknologjisë 5G jo vetëm që do të përmirësojë përvojën e përdoruesve të telefonave celular, por do të ndryshojë mënyrën e konceptimit dhe përdorimit të mediave dhe argëtimit në shumë nivele, me modele të reja biznesi dhe përvoja të reja interaktive.
Videot, lojërat, muzika, reklamat, AR dhe VR do të jenë protagonistët e vërtetë të këtyre ndryshimeve, me përmbajtje gjithnjë e më tërheqëse dhe një marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë me publikun.
Si do të ndryshojë përmbajtja për median dhe argëtimin multimedial me rrjetin 5G?
Ovum sugjeron që kompanitë do të përjetojnë avantazhe të teknike të 5G, ku shpejtësia e të dhënave do të jetë 100 herë më e shpejtë dhe do të ketë ndërlidhje më të sigurta në rrjet.
Për shembull, një film HD më përpara merrte disa minuta për ta shkarkuar me shpejtësi 4G, por me ardhjen e rrjeteve 5G, përdoruesit potencialisht do të jenë në gjendje të shkarkojnë të njëjtin film brenda pak sekondave. Kjo do të sjellë një përdorim më të madh të përmbajtjeve, duke qenë akoma më të arritshëm, dhe duke pasur një kërkesë më të madhe për produktet në treg. Krijuesit e përmbajtjes tradicionale do të duhet të përgatiten për një garë të vërtetë kundër kohës, duke krijuar më shumë materiale për të përmbushur kërkesën në rritje.
Në fakt, produktet video pritet do të përbëjnë 90% të trafikut të trafikut 5G. Ne do të kalojmë nga konsumi mesatar mujor prej rreth 10 GB në mbi 80 GB në 2028.
5G do të forcojë tregun e reklamave digjitale
5G do të luajë gjithashtu një rol themelor në kalimin nga reklamat tradicionale në ato në median sociale. Videot, banner-at, pozicionimi in-game në 5G dhe formatet e tjera të reklamimit vizual do të shfaqen në mjediset VR dhe AR. Për të mos përmendur mundësinë e aplikimeve të reja që sot nuk ekzistojnë akoma, por që do të jenë në gjendje të zhvillohen me konsolidimin e rrjetit të ri.