Një her e një kohë ishin Millennials, tani është koha e Gjeneratës Z. Konsumatorët e së nesërmes janë targeti i synuar i markave, në çdo sektor. Por çfarë fshihet pas këtij përkufizimi?
Nga pikëpamja demografike, termi Gjenerata Z i referohet të gjithë atyre që kanë lindur në gjysmën e dytë të viteve '90, në epokën e internetit. Rrjetet dhe ndërlidhjet kanë ndikuar thellësisht në mënyrën e tyre të të jetuarit të jetës së përditshme.
Sipas statistikave, të rinjtë e Gjeneratës Z kalojnë mesatarisht të paktën 5 orë në ditë internet, kryesisht në rrjetet sociale dhe në aplikacione siç janë WhatsApp ose TikTok. Në parim, ata gjithashtu kanë një ndjenjë më të thellë të komunitetit, të kuptuar si një mënyrë e grumbullimit dhe shpëendarjes së informacionit nga momente të jetës së tyre.
E gjithë kjo i bën ata të jenë shumë të lidhur, por në të njëjtën kohë shumë më të vetmuar se të gjithë brezat e mëparshëm.
Cili është roli i markave dhe cilat janë veprimet që duhen ndërmarrë për tu bërë me të vërtetë të rëndësishëm për këtë gjeneratë?
#1 Bëhuni të shpejtë por të paharrueshëm
Ekspozimi ndaj përmbajtjes, rrjeteve sociale, bisedave për më shumë se pesë orë në ditë po bëhet një faktor shumë i rëndësishëm për ata që duan t'i afrohen këtij lloji të konsumatorit; Gjenerata Z është me të vërtetë e pangopshme, dhe shumë e vështirë për tu kënaqur.
Ata gjithmonë kërkojnë video, fushata, mënyra për të komunikuar të cilat zgjasin sa më pak të jetë e mundur.
Un video caricato su TikTok, una campagna pensata prima per il digital e poi (forse) per l’advertising tradizionale, può essere il primo passo verso il successo.
Arsyeja? E para sepse ata kanë një vëmendje dhe përqëndrim shumë më të ulët se Millennial, për shkak të faktit se ata janë mësuar me shpejtësinë e krijimit të videove ose imazheve. E dyta është se ata gjithnjë e më tepër janë në kërkim të një përmbajtje krijuese dhe të mënyrave të reja për të komunikuar. Një imazh statik nuk është tërheqëse për ata, përkundrazi, bën që të perceptonjë një përmbajtje të mërzitshme dhe të vjetër.
#2 Krijoni vlerë.
Të rinjtë e botës dixhitale, kanë një mënyrë të ndryshme të të kuptuarit të konceptit të komunitetit. Ata kërkojnë marka dhe produkte që nuk përçojnë vetëm një mesazh tregtar, por krijojnë edhe vlerë të vërtetë. Strategjitë e drejtuara nga qëllimi janë më të efektshmet nëse vendosni të përqendroheni në gjeneratën Z.
Por nuk është e mjaftueshme vetëm të deklaroni se besoni në një vlerë, gjithashtu duhet t'a provoni që jeni duke punuar në mënyrë aktive për ta përfshirë atë në strategjinë tuaj afatshkurtër dhe afatmesme.
Temat më të ndjeshme për të rinjtë e kësaj gjenerate janë, për shembull, ndryshimet klimatike, diversiteti dhe përfshirja dhe bota online. Ata nuk janë vetëm në kërkim të produktit, por mbi të gjitha të një markë dhe një filozofie sa më të përafërt me idealin që ata janë të gatshëm të luftojnë.
#3 Krijoni pjesëmarrje për të bërë për vete Gjeneratën Z
Një shembull i dobishëm për të shpjeguar këtë pikë mund të jetë Glossier, midis markave të preferuara nga Generation Z . Arsyeja është e thjeshtë, komunikon të vërtetën. Përmes përmbajtjes dixhitale, ata sigurohen që të kene kontakte të drejtpërdrejta me konsumatorët e tyre, duke zgjedhur Instagramin si kanalin kryesor ku paraqesin modele reale dhe të përafërt me ata që ndjekin dhe marrin pjesë në kanalin e tyre çdo ditë.
Krijimi dhe komunikimi me konsumatorin tuaj është arma e vërtetë fituese. Kjo është një gjeneratë që kërkon ndërveprim dhe pjesëmarrje të vazhdueshme me markat që blen.
Ai dëshiron të bëjë pyetje dhe të marrë përgjigje; ai nuk i pëlqen të mashtrohet, por dëshiron që gjithçka që i propozohet dhe i tregohet të jetë reale, sa më afër tij.