Në një njoftim sot, CEO i Facebook, tha se zgjerimi i eCommerce do të jetë i rëndësishëm për të filluar rindërtimin e ekonomisë ndërsa vazhdon pandemia. "Nëse nuk mund ta hapni fizikisht dyqanin ose restorantin, ju prapë mund të merrni porosi në internet dhe t'i dërgoni ato tek njerëzit," tha ai. "Ne po shohim shumë biznese të vogla që kurrë nuk kanë pasur një biznes online, të cilat janë duke e bërë atë për herë të parë tani."
Shops duhet të përmirësojnë përvojën standarde të tregtisë online, duke ruajtur kredencialet e përdoruesve në një vend, për t'u përdorur më pas në çdo vitrinë në Facebook ose Instagram. Një potencial i madh, duke marrë parasysh që aktualisht ka më shumë se 160 milion biznese të vogla që përdorin aplikacionet e kompanisë.
Si funksionojnë Facebook Shops?
Facebook Shops duhet ta lehtësojnë për kompanitë krijimin e dyqanit online, në të cilin klientët mund të identifikohen si në Facebook ashtu dhe në Instagram.
Krijimi i një dyqani në Facebook është falas. Kompanitë mund të zgjedhin produktet që ata duan të përfshijnë në katalogun e tyre dhe pastaj të personalizojnë pamjen e dyqanit të tyre me imazhe dhe ngjyra në përputhje me markën. Kjo do të thotë që çdo shitës, pavarësisht nga madhësia ose buxheti i tij, mund të sjelli biznesin e tij online dhe të lidhet me klientët kudo, në çdo kohë.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Mark Zuckerberg:
" Sapo njoftova se po paraqesim Facebook Shops sot – ideja kryesore ështëqë çdo biznes i vogël mund të fillojë lehtësisht një dyqan për të shiturprodukte direkt nga aplikacioni. Në qoftë se vizitoni një dyqan, mund të shihni story-t e atij biznesi të vogël, produktet që paraqet, dhe mund t’i blini ato nga aplikacioni.
Mendoj se kjo është veçanërisht e rëndësishmënë këtë moment, pasi shumë biznese të vogla po kalojnë online për të menaxhuar problemet ekonomike të shkaktuara nga Covid-19. Teksa njerëzve po u thuhet të qëndrojnë në shtëpi, dyqanet po hasin vështirësi për të qendruar fizikisht të hapura dhe miliona njerëz po humbin punëne tyre. Unë personalisht kam bashkëpunuar me skuadrat tona në Facebook Shops çdo ditë gjatë dy muajvetë fundit, për të përshpejtuar lançimin e tij te bizneset e vogla, të cilët mund ta përdorin tani.
Facebook Shopsjanë pa pagesë dhe lehtësisht të krijueshme. Kur fillon dyqanin tënd, do të shfaqet në llogaritë e tua të Facebook dhe Instagram, dhe së shpejti, edhe nëMessenger dhe WhatsApp. Dyqanet janë të shpejtë në përdorim, që nënkupton se nuk do të ketë ndërrim aplikacionesh në një webbrowser të ngadaltë, ku të kërkohet të rivendosësh të dhënat e kartës sëkreditit sa herë klikon në një produkt interesant që shikon ne feed. Gjithashtu, ne po bashkëpunojmë me partnerë si Shopify, BigCommerce, WooCommerce, Channel Advisor, CedCommerce, Cafe24, Tienda Nube dhe Feedonomics, me qëllim që bizneset e vogla të integrohen lehtësishtnë një ekosistem të fortë e të hapur mjetesh, që do t’i ndihmojnë ato të menaxhojnë eksperiencën e klientëve nga fillimi në fund, dhe i takon biznesevetë vendosin se ç’nivel integrimi duan.
Për më tepër, ne po krijojmë disa opsione në aplikacionet tona, për t’i ndihmuar njerëzit të zbulojnë produkte nga bizneset që mund të duan të blejnë. Ne po ndërtojmë një hapësirë dedikuar blerjes në Instagram dhe një nënndarje brenda Explore, ku mund të gjeni dhe të blini produkte në të cilat ju mund të jeni të interesuar. Së shpejti, ne do të lançojmë gjithashtu disa opsione të reja të blerjeve brenda Facebook dhe Instagram, të cilat do të mundësojnë blerjen live, në kohë reale.
Për ta mbyllur, në të ardhmen e afërt, Shops do të përdorin Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë e shtuar të realitetit për të mundësuareksperienca blerjeje më të mira. Ne do të identifikojmë dhe do të etiketojmë automatikisht produkte në Feeds, me qëllim që njerëzit lehtësisht të klikojnë përtë blerë kur shohin diçka që i pëlqen. Bizneset e vogla gjithashtu do të kenëmundësi të personalizojnë “vitrinat” e tyre, për të shfaqur fillimisht produktet që janë më të përshtatshmë për ju dhe të përdorin teknologjinë e shtuar të realitetit për t’ju mundësuar të provoni virtualisht produkte sisyzet e diellit, buzëkuq ose make-up, për të parë si mund të duken te ju përparase te paguani për produktin, ose çfarë mobilje mund të përshtatet në dhomën tuaj.
E gjithë sa më sipër do të sjellë diçka mjaft të fuqishmë. Në qoftë se drejtoni njëbiznes të vogël ose po mendoni të nisni një të tillë – edhe nga dhoma juaj e ndënjes– tanimë keni një sasi mjetesh në dispozicion që mund t’ju ndihmojnë. Ju mund të rrisni prezencën tuaj online nëpërmjet Facebookdhe Instagram. Ju mund të përdorni Messenger dhe WhatsApp për të komunikuar me klientët tuaj. Ju mund të arrini klientë të rinj nëpërmjet Ads-ave tonë. Dhe tani, ju gjithashtu mund të nisni një dyqan tërësisht online me Facebook Shops. Të gjithë këto mjete janëtë hapura për biznes, edhe kur dyqani juaj fizik nuk mund të jetë. Shpresojmë që kjo do të lehtësojë një pjesë të presionit që bizneset e vogla po hasin dhe t’i ndihmojë të përgatiten për një të ardhme online. Une pres qe ta përhapim Shops në mbarë botën – na bëni me dije çfarë mendoni! "