Ky shtet vendos 28 për qind taksa për lojërat në internet, çfarë do të thotë kjo?

Qeveria indiane ka vendosur 28 për qind taksë për lojërat online, kazinotë dhe garat me kuaj. Por çfarë do të thotë me të vërtetë kjo?

Ministrja e Financave Nirmala Sitharaman njoftoi se këshilli i Taksës për Mallrat dhe Shërbimet ka dhënë urdhër për të vendosur një taksë prej 28 për qind për lojërat në internet, garat me kuaj dhe kazinotë. Disa ekspertë të industrisë, duke folur për media të ndryshme kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë lëvizje dhe disa besojnë se kjo ka potencial për të shkaktuar humbje të mëdha në industrinë e lojrave në internet. Sipas një raporti të Forbes India, kishte mbi 400 milionë lojtarë në internet në Indi dhe prej tyre, rreth 90-100 milionë janë lojtarë të rregullt.

"Do të ketë një ndryshim në ligjin e GST për të përfshirë lojërat në internet në të. E thënë thjesht, lojërat online, kazinotë dhe garat me kuaj do të tatohen. Ato do të tatohen me 28 për qind dhe do të tatohen mbi vlerën e tyre të plotë nominale tha Sitharaman në një konferencë për shtyp pas takimit.

Kur u pyet nëse masa do të vriste industrinë e lojrave në internet, Sitharaman shtoi, "Kishte një diskutim të detajuar për këtë. Axhenda jonë nuk është të “vrasim” një industri. Të gjitha llojet e bizneseve duhet të mbahen gjallë. Kazinotë në Goa dhe Sikkim japin një shumë të ardhura për dy shtetet e vogla.

Duke folur në mënyrë specifike për lojërat në internet, taksa do të vendoset me vlerën e plotë, pavarësisht se loja është e bazuar në aftësi ose shanse.