Rrufeja – apo ‘Blitz’ në gjermanisht – ndërlidhet ngushtë me energjinë elektrike dhe është stema ideale për t’a simbolizuar çasjen e Opel-it ndaj epokës së elektromobilitetit.
“‘Rrufeja’ jonë është mëse e rëndësishme se kurrë më parë. Përveç që simbolizon përkushtimin tonë ndaj demokratizimit të risive dhe lëvizshmërisë, ajo poashtu përçon tutje përkushtimin tonë për t’u bërë, deri në vitin 2028, markë Evropiane plotësisht elektrike. Këtë vit, ne tashmë do të kemi 15 modele në portofolin tonë dhe me krenari mund të themi se Opel është elektrik”, tha Florian Huettl, OPEL CEO.
“‘Blitz’ është ikona e filozofisë sonë të guximshme dhe të dëlirë. ‘Rrufeja’ e re, e mprehtë dhe e besueshme, kryqëzon unazën e pastër mbështetëse, duke i dhënë stemës sonë ikonë, një pamje moderne dhe përparimtare. Eshtë e pozicionuar me krenari, në qendër të busullës sonë, që është parimi ynë kryesor i dizajnit grafik. Busulla jonë është shtylla kurrizore e elementeve tona të dizajnit të përparmë, të pasmë dhe të brendshëm”, tha Mark Adams, nën-kryetar i dizajnit.
Prodhuesi gjerman i makinave do të prezantojë gradualisht “Blitz”-in e ri në portofolin e produkteve të tij në vitet e ardhshme, porse i pari i prodhuar do të shfaqet në vitin 2024.
Mirëpo, Florian Huettl, OPEL CEO, paralajmëroi se stema e re dukshëm do të shfaqet qysh këtë vit.
“Ekspozita Ndërkombëtare e Automobilëve (IAA Mobility) është një nga shfaqjet më të mëdha motorike në botë dhe për këtë arsye, vendi më i përsosur për t’a prezantuar me krenari “Blitz’-in tonë të ri para një audience të madhe ndërkombëtare. Për më tepër, ne kemi planifikuar edhe një surprizë. Vizitorët e pranisë sonë në Mynih, do të mbeten të emocionuar”, tha ai.