Lajmi i keq është se disa nga ato fotografi mund të zhduken brenda muajit të ardhshëm pasi Apple do të mbyllë “My Photo Stream”.
Në njoftimin zyrtar Apple bëri me dije: “My Photo Stream” do të mbyllet plotësisht më 26 Korrik, i cili aktualisht është një shërbim që i që lejon përdoruesit të mbajnë 1000 fotot e tyre më të fundit të ruajtura në iCloud falas për 30 ditë.
Kujdes, pas datës 26 Qershor fotot tuaja nuk do të shtohen më në “My Photo Stream” dhe albumi do të zhduket nga pajisjet tuaja një muaj më pas.
Por, si t’ja bëni për të ruajtur fotografitë tuaja në mënyrë që të keni hapësirë të mjaftueshme në telefon?
Mund të përdorni iCloud Photos. Opsioni tjetër që do të keni sapo “My Photo Stream” të mos jetë më është thjesht të transferoni manualisht imazhet ndërmjet pajisjeve. Kjo do të kërkojë llojin e duhur të kabllit për të lidhur iPhone, iPad ose Mac me çdo pajisje tjetër ose sistem ruajtjeje që po përdorni.
Në pajisjet që përdorin iOS 15, iPadOS 15 ose më herët, aktivizoni iCloud Photos. Pasi të keni aktivizuar iCloud Photo, të gjitha fotot dhe videot në aplikacionin tuaj të fotografive shtohen në iCloud. Çdo video e ruajtur tashmë në iCloud Photos është tashmë e disponueshme në pajisjen tuaj.
Për të parë fotot dhe videot e ruajtura në iCloud Photos, hapni aplikacionin e fotografive dhe trokitni lehtë mbi skedën "Biblioteka" në fund të majtë të ekranit. Fotografitë dhe videot që shihni ruhen në iCloud Photos.
Hapat si të ruani fotot që dëshironi…
Së pari, te aplikacioni i “Photos” hapni “Albums”, më pas shtypni “My Photo Stream”, selektoni fotot që dëshironi të ruani në telefon, tek “Share” më pas shtypni “Save”.