“Gazeta fatkeqësisht do të ndahej me kolegët, detyrat e të cilëve kryhen në botën dixhitale nga AI dhe/ose procese të automatizuara”, tha pronari i saj, botuesi më i madh i mediave në Evropë, Axel Springer SE, në një email drejtuar punonjësve.
Në atë email thuhej se rolet, pra përshkrimi i punëve të kryera nga redaktorët, zëvendësedaktorët, korrektorët dhe redaktorët e fotografive nuk do të ekzistojnë më si sot, shkruan Frankfurter Allgemeine.
Drejtori ekzekutiv i Bild, Mathias Dopfener, tha në fillim të këtij viti se mjetet e AI si ChatGPT mund ta bëjnë gazetarinë e pavarur më të mirë se sa ka qenë ndonjëherë ose ta zëvendësojnë atë tërësisht.
Mjetet e inteligjencës artificiale si ChatGPT mund të shkruajnë tekste me cilësi të lartë nga pyetjet e thjeshta të përdoruesve, duke prodhuar gjithçka nga esetë dhe aplikimet për punë deri te poezitë dhe trillimet, por përgjigjet e saj ndonjëherë janë të pasakta apo edhe të fabrikuara.
Pikërisht për shkak të të gjitha të metave që Chat GPT sjell me vete, krijuesit e tij janë të shqetësuar se çfarë mund të çojë inteligjenca artificiale.