Si mund të të ndihmojë IG?

Mbase tani po mendon që shërbimi jot nuk është nga ato të thjshtit që mund të promovosh në Instagram, psh ti ke pajisje sportive për 90 vjecarë, e mund të më thuash që: “Kjo nuk është platforma ime, nuk është vendi i duhur ku unë të promovojë, sepse këtu nuk ka 90vjecarë”.
Mund ta mendosh, por do ta mendoje gabim.

Të jesh, këtë e kemi kuptuar, është e domosdoshme, por nuk është e mjaftueshme.  Nëse merr parasysh faktin që Instagram llogarit më tepër se 1 miliard përdorues, me shumë mundësi aty brenda janë edhe personat që dëshiron të arrish me mesazhin tënd. Cilido që të jetë ai. 

Do të pozicionosh Brandin tënd? Instagram është vendi i duhur.

Do të bësh të njohur shërbimet e tua? Instagram është vendi i duhur. 

Do të bësh të njohura recetat e tua vegane? Instagram është vendi i duhur. 

Do të arrish popullaritet për partinë tënde politike? Instagram është vendi i duhur? 

Që në momentin e parë që krijon një llogari dhe fillon dhe gjeneron content, ke mundësinë unike për të arritur 1 miliard edhe pak më tepër personash, të cilëve i intereson ajo që ke për të thënë, për të treguar, për të shitur. 

Instagram do të të ndihmojë të arrish objektivin që i ke vendosur vetes, por nuk bën magji. Do ta bëj duke të njohur dhe duke vlerësuar contentin tënd, atë content të cilin ti ke ditur ta krijosh në mënyrën e duhur për të arritur fiks, ose pothuajse atë që të intereson. 

Cilido që të jetë sektori juaj (komplete për astronauta, bikutina termike apo këmisha që lahen dhe hekurosen vet) në Instagram ke në dispozicion në numër të madh personash që janë potencialisht të interesuara në produktin apo shërbimin tënd. 

Mbase tani po mendon që shërbimi jot nuk është nga ato të thjshtit që mund të promovosh në Instagram, psh ti ke pajisje sportive për 90 vjecarë, e mund të më thuash që: “Kjo nuk është platforma ime, nuk është vendi i duhur ku unë të promovojë, sepse këtu nuk ka 90vjecarë”. 

Mund ta mendosh por do ta mendoje gabim. 

Sepse në mes të atyre 1 miliard e ca perdoruesish që janë në Instagram ka shumë mundësi (për të mos thënë që është e sigurt) që janë fëmijët, niprit, të afërm deri në shkallën e 7, fqinj apo edhe kujdestarë të aziles, por ke të drejt ai 90 vjecari nuk është. 

E përkthyer cfarë do të thotë? Do të thotë që komunikimi nuk ka pse të ndjeki një linjë të drejt që të funksionojë. 

Edhe gjyshet e adoleshenteve që nuk kanë e kanë idenë se cfarë është Instagram, e dinë kush është Chiara Ferragni. 

E kuptoj që nuk është e thjesht të jesh Chiara Feragni, por shembulli që ajo mëshiron është mëse i dukshëm.

Instagram mund të jetë amplifikator i mesazhit tënd, edhe nëse nuk arrinë drejtpërdrejt tek ata që ti dëshiron, mund të arrije tek persona afër tyre, një mik që është duke bërë scroll në timeline dhe përplaset me një foton tënde ose video tënden. 

E thënë shkurt: Insta, nëse njeh të gjitha rregullat e mëson ti përdorësh në mënyrë strategjike deri në fund, do të bej të shesësh. Ty vet, brandin tënd apo idetë e tua. 

Të ndihmon të dalësh nga anonimati, të ndihmon të përhapësh atë që je dhe atë që bën. 

Sigurisht, në fillim duhet të kuptosh kush je? Dmth ulu diku dhe përgjigju sinqerisht pyetje të mëposhte: 

Kush jam? 

Cilat janë objektivat e mi? 

Cilët janë klientët e mi ideal? 

SI MUND TË TË NDIHMOJË INSTAGRAM?