Inteligjenca artificiale do të gjenerojë komente në Lojërat Evropiane

Disa komente në Kampionatin Evropian të Atletikës më vonë këtë muaj do të gjenerohen nga inteligjenca artificiale. Këtë e ka bërë të ditur Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).

Inteligjenca artificiale do të përdorë zërin e klonuar të komentatores britanike dhe ish-sportistes Hannah French për të kthyer një blog live 24-orësh në një transmetim audio.

“Jam e emocionuar që po punoj me European Athletics dhe EBU për të eksploruar përdorimin e AI dhe për të sjellë edhe më shumë përmbajtje për fansat tanë, duke folur me një zë”, tha Hannah French. Kampionati do të zhvillohet nga data 20 deri më 25 qershor në Chorzow të Polonisë, në kuadër të Lojërave më të gjera Evropiane, me qendër në qytetin e Krakovit. "Kjo risi audio do të lejojë Eurovision Sport dhe European Athletics të testojnë teknologjinë AI dhe të demonstrojnë se si mund të përdoret në mënyrë efektive në një mjedis të mbikëqyrur për t'u dhënë njerëzve më shumë zgjedhje në mënyrën se si ata ndjekin sportin e tyre të preferuar," tha EBU.