E Mërkurë 26 Shkurt, një ditë më përpara kishim marr një ftesë për të që prezent në eventin e lancimit te generatës së re të telefonave Samsung S20 me të gjithë gamën e S20, S20 plus dhe ai S20Ultra. Si një përdoruese e përhershme e Samsung, e prisja pa durim këtë lancim, më tepër edhe për të berë krahasimin me Samsung Note10 plusin tim, të blerë Shtatorin e kaluar.
Samsung Albania dhe të gjithë bashkëpunëtorët ishin kujdesur që të mblidhnin në këtë event figura të njohura të medias, biznesit dhe teknologjisë për të kremtuar edhe dekadën e re të inovacionit Samsung.
Samsung Galaxy S20 vjen në tre versione të ndryshme. I pari 6.2 inç Galaxy S20, 6.7 inç S20 Plus dhe 6,9 inç S20 Ultra më i madhi. Të tre telefonat tani janë të disponueshëm për porosi.
Ndërsa Z Flip ka rrëmbyer titujt, telefonat e rinj Galaxy S20 kanë konkurrencë më të madhe në mendje e audiencën - iPhone i Apple, pajisjet e fundit të Huaëei - do të jenë edhe telefonat që gjithnjë e më tepër do të blihen nga shumë më shumë njerëz do të në vitin 2020.
Le t’i japim Samsung atë që është i Samsung, ja 8 aryse pse e bëjnë këtë seri të Samsung gjeneratën që ka ngritur nivelin e pritshëmri për një telefon:
1. Zëre se po blen një aparat fotografik, zmadhon 100x
2. Fotografi 108-megapixel.
3. Integron dy forma të 5G: Nën 6 (standard) dhe millimeter-wave (super e shpejtë).
4. Shton një ekran AMOLED 120Hz për një eksperience më të mirë në video dhe lojëra.
5. Ofron regjistrim video 8K.
6. Rrit kapacitetin e baterisë në 5,000 mAh.
7. Përfshinë një karikues të shpejtë 25-vat në kuti
8. Lancon edhe modalitetin "Single Take" për të kapur 10 foto dhe katër video me shtypjen e një butoni.
Më poshtë po ju lë me disa foto nga eventi.
Ndërkohë që mund të vijmë edhe me një revieë midis Note 10 plus dhe Samsung S20Ultra.
Kaq për sot
XOXO
Adela