Samsung Electronics ka njoftuar sot lançimin global të Samsung Bespoke JET AI, fshesën me korent më të fuqishme të kompanisë deri në 280W fuqi thithëse, me funksionalitet të bazuar në All-in-One Clean Station, inteligjencë artificiale dhe veçori vetë- zbrazëse. Bespoke JET AI do të jetë i disponueshëm në një sërë tregjesh globale, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Gjermani, Francë, Poloni, Spanjë, Australi dhe Paraporositë në SHBA, për çdo treg pajisjet do të jenë të disponueshme nga fundi i muajit qershor,në varësi të rajonit.
Një pajisje, me dy modele të ndryshme, Bespoke JET AI 250 dhe Bespoke JET AI 280, Bespoke JET AI është në dispozicion të konsumatorëve në dy ngjyrat përfaqësuese ikonike të Bespoke, Satin Black dhe Satin Griege
"Bespoke JET AI është projektuar për t’iu përshtatur çdo stili jetese falë fuqisë së tij thithëse të klasit botëror dhe shërbimeve të pastrimit, si modeli i parë i bazuar në AI," tha Junwha Lee, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Shef i Ekipit të Eksperiencës së Klientit të Digitalb . “Me bespoke JET AI, Samsung po ofron një fshesë me korrent me thithje të fuqishme, kohëzgjatjen tonë më të gjatë deri më tani dhe veçori të përshtatshme të përdorshmërisë dhe mirëmbajtjes për të fuqizuar individët që të ndërmarrin stilin e jetës së tyre në modë premium”.
Fshesa me korrent me shkop më e fuqishme dhe më funksionale e Samsung deri më tani
Bespoke Jet AI i pajisur me motorin Hexajet 2.0, i cili ka një fuqi deri në 280 W, si dhe një fuqi maksimale motorike prej 720 W, e bën atë motorin më të fuqishëm të Samsung deri më sot. Ky motor ultra i lehtë, me peshë vetëm 150 g, është gjithashtu i lehtë për t'u përdorur, duke mundësuar përdorimin më të rehatshëm, ndërkohë që ka një efikasitet 52% më të lartë krahasuar me modelin [5]e mëparshëm.
Për t'iu lejuar përdoruesve të pastrojnë më gjatë, pa pasur nevojën për të karikuar pajisjen, Bespoke JET AI përmban një kohë funksionimi prej 100 minutash, kohëzgjatja më e gjatë e funksionimit të një baterie të çdo fshesë me korrent Samsung. Bateria e saj 4500 mAh përmban 80% më shumë kapacitet se modeli i mëparshëm dhe është optimizuar për të ruajtur 70% të performancës së saj deri në 500 cikle.
Bespoke JET AI u ofron gjithashtu konsumatorëve një përzgjedhje të larmishme furçash dhe aksesorësh për përvoja pastrimi vërtet të personalizuara. Furça Active Dual ofron pastrim efikas në të gjitha llojet e dyshemeve dhe ndriçim të integruar LED për të nxjerrë në pah pluhurin në vendet e errëta, ndërsa furça e hollë LED përmban një dizajn shumë të manovrueshëm si dhe ndriçim LED për të pastruar në mënyrë efektive zonat më të ndërlikuara. Për ruajtje më të përshtatshme të pajisjes dhe furçave të saj, Accessory Cradle, u mmundësojnë përdoruesve të ruajnë pajisjen e tyre kudo që dëshirojnë.
Pastrim i bazuar në AI për përvojat më inteligjente
Me modalitetin e tij krejtësisht të ri, që përdor teknologjinë AI Optimum të Samsung, Bespoke JET AI është në gjendje që të pastrojë në mënyrë më efektive çdo hapësirë. Fshesa me korrent me shkop e para me inteligjencë artificiale të integruar, mund të përcaktojë llojin e dyshemesë në mënyrë që të sigurojë pastrim të optimizuar dhe efikasitet maksimal të baterisë.
Me modalitetin e pastrimit të AI, Bespoke JET AI fillimisht përcakton llojin e furçës që ka hasur përmes kontrolluesit të lëvizjes, si dhe presionin e ajrit përmes sensorëve të tij. Më pas, këto të dhëna do të analizohen për të klasifikuar llojin e dyshemesë në të cilën është vendosur dhe algoritmi inteligjent, për të përshtatur automatikisht fuqinë optimale të thithjes dhe shpejtësinë e furçave[7], për një performancë maksimale.
Modaliteti i pastrimit i integruar me inteligjencë artificiale i Bespoke JET AI është i aftë të reduktojë konsumin e baterisë deri në 14% dhe duke e rritur atë me 6% kur përdoret me furçën Active Dual Brush, ndërsa kur përdoret me furçën e hollë LED, konsumi i baterisë mund të reduktohet deri në 21%, dhe përfiton një rritje të saj deri në 8%.
Përveç modalitetit të pastrimit me AI të Bespoke JET AI, lidhjet SmartThings dhe Smart Wi-Fi i lejojnë përdoruesit të personalizojnë funksionalitete e fshesës e tyre për pastrim optimal dhe të ruajnë.