Studim tronditës: 30 minuta në javë në celular, fatale për zemrën!

Në epokën e teknologjisë e cila sa vjen dhe shtrihet më gjerësisht bën që kontakti ynë me celularin të jetë edhe më i ngushtë. Marrëdhënia që kemi ne me telefonin në pjesën më të madhe të njerëzve kalon çdo kufi, pasi gjen përdorim të gjerë për komunikim apo argëtim. Por a e dini se tejkalimi i përdorimit të tij sjell probleme të mëdha shëndetësore?

Sipas një studimi të publikuar në revistën European Heart Journal – Digital Health të flasësh në celular për 30 ose më shumë minuta në javë sjellë një rritje prej 12% të rrezikut të presionit të lartë të gjakut. 

Studimi u bazua tek të dhënat mjekësore “Biobank” në Mbretërinë e Bashkuar, ku morën pjesë 212,046 të rritur të moshës 37-73 vjeç pa hipertension. Përmes një pyetësori u mblodhën informacione rreth përdorimit të celularit për kryerjen dhe marrjen e telefonatave. Hulumtuesit më pas analizuan lidhjen midis përdorimit të celularit dhe hipertensionit, pas përshtatjes për moshën, gjininë, indeksin e masës trupore, racën, historinë familjare të hipertensionit, arsimin, statusin e pirjes së duhanit, presionin e gjakut, lipidet e gjakut, inflamacionin, glukozën në gjak, veshkat, funksionin dhe përdorimin e medikamenteve për të ulur kolesterolin ose nivelet e glukozës në gjak.

Gjatë një periudhë prej 12 vitesh, 7% e pjesëmarrësve zhvilluan hipertension. Përdoruesit e telefonave celularë kishin një rrezik 7% më të lartë të hipertensionit në krahasim me jo-përdoruesit.

Ata që flisnin për 30 minuta ose më shumë në javë kishin 12 për qind më shumë gjasa të kishin presion të lartë të gjakut sesa pjesëmarrësit që shpenzonin më pak se 30 minuta në telefonata.

Nga ana tjetër theksojmë se përdorimi gjatë natës i teknologjisë përveçse në zemër mund të shkaktojë probleme serioze edhe në sy dhe sistemin nervor. Ekranet me dritë të fortë, që përdoren në errësirë, ndikon në ritmin kardiak dhe në ekulibrin e ciklit gjum-zgjim. Gjithashtu, duke ndikuar dhe në sekretimin normal të hormoneve që rregullojnë këtë cikël, si: melatonina dhe kortizoli. Drita e fortë e ekranit në errësirë mund të çrregullojë ritmin biologjik duke “e bindur” trupin tonë sikur është mëngjes. Në këtë mënyrë largon gjumin dhe shkakton mungesë të energjisë të organizmit gjatë ditës. Ngjyra tipike blu në telefonat dhe tabletat janë agresive për retinën duke shkaktuar lodhje, irritim dhe parehati në sy. Nuk duhet anashkaluar dhe efekti i afërsisë së mbajtjes të telefonit celular. Të fjeturit me celularin pranë shtratit mund të shkaktojë marramendje dhe dhimbje koke.