Apple ka rregulluar sot një problem në iOS 13.3, i cili lejon çdokush të bllokojë përkohësisht përdoruesit nga iPhones dhe iPads e tyre duke i vendosur pajisjet e tyre në një loop të pashmangshëm.
Kishan Bagaria gjeti një problem në AirDrop, i cili lejon përdoruesit të ndajnë skedarë midis pajisjeve iOS. Ai zbuloi qe ky “bug” dërgonte në mënyrë të përsëritur skedarë në të gjitha pajisjet qe jane në gjendje të pranonjne skedarë brenda intervalit te wireless të një sulmuesi.
Kur është marrë një skedar, iOS bllokon ekranin derisa skedari të pranohet ose të refuzohet. Por për shkak se iOS nuk e ka kufizuar numrin e kërkesave të skedarëve që një pajisje mund të pranojë, një sulmues thjesht mund të vazhdojë të dërgojë skedarë përsëri dhe përsëri, duke shfaqur në mënyrë të përsëritur kutinë e pranimit të skedarit, gjë që bën që pajisja të ngelet në një loop.