Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile përdorimit të pajisjeve elektronike në avion, duke përfshirë smartphonë, smartëatch, tablet dhe laptop, e duke përditësuar ligjin e vitit 2008 dhe duke i dhënë kohë vendeve anëtare që të përgatiten teknologjikisht brenda 30 Qershorit 2023.
Pasagjerët në flutuirm në brendësi të hapësirës së BE, mund të përdorin telefonat nëpërmjet antenave të instaluara në tokë teksa janë në kuota të ulëta në fluturim. Ndërsa në kuota të larta kjo do të bëhet e mundur vetëm tek avionët që do të aktivizojnë shërbimin Picocell, që fuksionon falë një antene të montuar e cila lidh rrjetin mobil tokësor me atë satelitor, duke sjellë sinjalin brenda në kabinë.
Sipas BE, rrjeti 5G ofron oportunitete dhe rritje të mëtejshme të shërbimeve inovative. Gjithsesi, përtej pro-ve, kjo nismë ka edhe kundërshtitë e veta. Në një vend të kufizuar sic është ai i avionit, me njerëz të ulur shumë pranë njëri-tjetrit, nuk do të jetë e lehtë ndoshta menaxhimi i ruajtjes së një minimumi privatësie të paktën në rastet e telefonatave. Sipas punojnësve në bord të paktën 40% e pasagjerëve do përdorin telefonatat dhe kjo me shumë mundësi do sjellë shqetësim për pasagjerët e tjerë, por edhe personelin.
Kompanitë telefonike kanë shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë për të përmirësuar rrjetet e tyre për të vendosur teknologjinë 5G, e cila sipas tyre sjell shërbime shumë më të shpejta të internetit dhe lidhje më të madhe.
Kompanitë e teknologjisë kanë thënë se 5G është i sigurt dhe kanë akuzuar industrinë e aviacionit për frikësim dhe shtrembërim të fakteve.
Nga ana tjetër disa vende kanë ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të reduktuar rreziqet e mundshme.
Në Francë, ka të ashtuquajturat "zona tampon" rreth aeroporteve ku sinjalet 5G janë të kufizuara ndërsa antenat duhet të anohen poshtë për të parandaluar ndërhyrjet e mundshme.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar (CAA) ka thënë se "nuk ka pasur raste të konfirmuara ku ndërhyrja 5G ka rezultuar në mosfunksionim të sistemit të avionit ose sjellje të papritur".
Por ajo ka theksuar se "strategjitë e ndryshme kombëtare të telekomunikacionit celular mund të nënkuptojnë se disa [vende] kanë një ekspozim më të lartë ndaj kërcënimit se të tjerët".