Alexa flet Spanjisht!

Tani Alexa flet Spanjisht, duke përfshirë në mënyrën shumë-gjuhësore

Në eventin e hardwerit Amazon muajin e kaluar në Seattle, kompania njoftoi planet për të filluar modele shumë-gjuhëshe për pajisjet e saj Alexa në SH.B.A., Kanada dhe Indi, ku asistenti zërit do të jetë në gjendje të flasë një kombinim të anglishtes dhe spanjishtes, frëngjishtes dhe anglishtes, dhe hindisht dhe anglisht. Alexa gjithashtu mund të vendoset të flasë vetëm spanjisht në settings te aplikacionit Alexa.

Tani prezantohet një zë i ri spanjoll për Alexa, plus njohuri lokale, qindra aftësi spanjolle, përfshirë ato të Univision dhe Telemundo, dhe më shumë.

Për të përdorur Alexa në modalitetin Spanjoll, përdoruesit e Sh.B.A do të jenë në gjendje të kalojnë në "Español (Estados Unidos)" në aplikacionin Alexa. Ata pastaj mund të flasin me Alexa në Spanjisht për të marrë lajme, mot, të kontrollojnë pajisjet e tyre smart në shtëpi, të vendosin reminders etj.

Për të plotësuar mbështetjen e re në gjuhën spanjolle, dëgjuesit e muzikës Amazon në SH.B.A. do të jenë në gjendje të kërkojnë Alexa për listat e muzikës latine të sapohapura në spanjisht, përfshirë Sin Filtro (artistë urbane), Tierra Tropikal (bachata, salsa, cumbias), Puro Reggaeton, dhe Fierro Pariente (Meksikan Rajonal).