Apple: Ky është aplikacioni më i mirë për të mësuar gjatë gjithë jetës

Blinkist është një nga aplikacionet më të mira për të mësuar gjatë gjithë jetës, të paktën kështu pohon Blinkist.

Çfarë e bën atë kaq të dobishëm?!

Njerëzit sot janë më të hutuar se kurrë më parë dhe gjetja e kohës për të mësuar po bëhet më e vështirë. Këtu hyn Blinkist. Aplikacioni vendos njohuritë kryesore nga një libër jofiction dhe në një paketë shpjeguese që mund të shijohet në vetëm 15 minuta. Në vitin 2017 aplikacioni u emërua nga Apple si një nga aplikacionet më të mira në botë.

Blinkist ishte një nga aplikacionet e përzgjedhur për t’u shfaqur në prezantimin kryesor të Konferencës Botërore të Zhvilluesve të Apple në qershor 2020.

Por si paraqitet ky aplikacion sot?

Aplikacioni aktualisht është një nga njëzet markat më të mira në kategorinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës së App Store në SHBA, së bashku me emra të mëdhenj si; TED, Udemy dhe Coursera. Vetëm në vitin 2019, Apple prezantoi Blinkist si një “Aplikacion i ditës” më shumë se 500 herë në mbarë botën.

Aplikacioni Blinkist ose ndryshe “Aplikacioni i ditës” zbulohet se është një nga aplikacionet më të rëndësishme për përdorim të përditshëm me iPhone 14 të ri.

Kujtojmë se Blinkist u themelua nga katër nxënës Niklas Jansen, Tobi Balling, Holger Seim dhe Sebastian Klein të cilët kishin nevojë për një zgjidhje për një problem që secili prej tyre ndante. Jeta e tyre e zënë 9 deri në 5 nënkuptonte se kishte mbetur pak kohë për të mësuar.

Ideja për aplikacionin Blinkist erdhi pasi Sebastian pati një moment eureka. Ai e kuptoi se shënimet që bënte pasi lexonte një libër jo-fiction mund të shndërroheshin në diçka që mund të përfitonte të gjithë. Këtu erdhi ideja për një paketë shpjeguese Blinkist, por në vend që një student kolegji të përpilonte shënimet Blinkist ka një ekip profesionistësh shumë të aftë që bëjnë punën.