Kaos me të dhënat personale në SH.B.A.

Mbi 750,000 aplikime për kopje te certifikatës së lindjes në SHBA të ekspozuara në internet

Një kompani në internet që lejon përdoruesit të marrin një kopje të certifikatave të lindjes dhe vdekjes së tyre nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara ka ekspozuar një cache masive të aplikacioneve - përfshirë informacionin e tyre personal.

Më shumë se 752,000 aplikime për kopje të certifikatave të lindjes u gjetën në një storage bucket të Shërbimeve Ueb në Amazon (AWS). “Kova” nuk ishte e mbrojtur me një fjalëkalim, duke lejuar këdo që e dinte adresën e webit të marrë të dhëna me lehtësi.

Çdo proces aplikimi ndryshonte nga shteti. Aplikimet që shqyrtuam përmbajnë emrin e aplikantit, datën e lindjes, adresën aktuale të shtëpisë, adresën e postës elektronike, numrin e telefonit dhe informacionin personal historik, duke përfshirë adresat e kaluara, emrat e anëtarëve të familjes dhe arsyen e aplikimit - siç është kërkesa për një pasaportë ose rikerkimi per historinë e familjes.