Kompania e makinave elektrike që i përket Elon Musk, Tesla, thotë se po zgjerohet në Kinë, duke ndërtuar një fabrikë të re për të prodhuar bateritë e saj në shkallë më të gjerë.
Megapack është një bateri shumë e madhe që mund të përdoret për të ndihmuar në stabilizimin e rrjeteve të energjisë dhe për të parandaluar ndërprerjet e energjisë.
Ndërtimi i fabrikës së re Megapack në Kinë pritet të fillojë më vonë këtë vit, ndërsa prodhimi i baterive në këtë fabrikë do fillojë në verën e vitit 2024, sipas medias shtetërore kineze Xinhua.
Kina është prodhuesi më i madh i baterive, të cilat Tesla do të jetë në gjendje të përdorë për të rritur prodhimin dhe për të ulur kostot.
Kujtojmë se Tesla tashmë ka fabrikën e Megapack në Kaliforni, e cila gjithashtu prodhon 10,000 njësi çdo vit.