Homeland Security ka konfirmuar se nuk do të zgjerojë me tej planin per skanimet e njohjes së fytyrës tek qytetarët amerikanë që vijnë dhe largohen nga vendi, disa ditë pasi agjensia propozoi bërjen e skanimeve për qytetarët te detyrueshme.
Departamenti, përgjegjësia e të cilit është mbrojtja e kufijve dhe kontrollet e imigracionit, tha në një dosje të qeverisë se donte të "ndryshojë rregulloret për të siguruar që të gjithë udhëtarët, përfshirë qytetarët e Sh.B.A-së, të mund të fotografohen pas hyrjes ose nisjes."
Unioni i Lirive Civile Amerikane e kritikoi këtë veprim, duke thënë se kishte "shqetësime të thella për privatësinë",pavarësisht premtimeve të qeverisë se nuk kishte plane për të zgjeruar kontrollet e njohjes së fytyrës tek amerikanët.
Aktualisht, qytetarëve amerikanë u lejohet të mos i nënshtrohen skanimeve e njohjes së fytyrës në aeroport, por shtetasit e huaj dhe vizitorët u kërkohet që fytyrat e tyre të skanohen kur mbërrijnë ose dalin nga SH.B.A., ku janë instaluar sistemet.