Influencers me profesion?

Nuk do të jetë e thjesht, do të lodhesh, por nuk duhet të ndalësh. Suksesi nuk vjen lehtë në asgjë. Të lindësh të janë dashur 9 muaj, po aq të mësosh të ecësh, dhe njëlloj të kalosh cdo klasë. Mbase kaq që duhen edhe të bëhesh influencers.

Shpesh flitet për profesionet te reja, e ke parasysh ato që nuk kanë ekszituar më lindjen tënde? Po ndonjëherë harrojmë që profesione të tilla mbase edhe kanë ekzisistuar, thjesht tani janë transformuar. Një prej tyre është edhe ajo që rëndom në botën e Internetit dhe social media njihet si Influencers. Ja pikerisht për këtë do të flasim sot, Influencers a është realisht profesion? 

Po e filloj me një përkufizim, e di duket sikur Prof. Adela do vazhdoje pjesën tjetër të artikullit por jo pa merak nuk do të ketë shumë analiza shkencore.  

Influencers në social media janë ata persona, të cilët kanë një numër të konsiderueshëm ndjekësish, që i njdjekin ata për një tematike të caktuar, fashion, makeup, sipërmarrjen, teknologji, fitness, etc dhe pjesa më e rëndësishme, arsyeja pse ne si marketer kemi gjithnjë e më tepër dëshirë dhe tendencë të bashkëpunojmë është se ata kanë aftësinë të ndryshojnë vendimmarrjen për blerje të ndjekësve të tyre.  

Dikur kanë qënë aktor të famshëm, këngëtare me famë botërore, futbollist kampion, supermodele të cilët përdoreshin nga brandet për të promovuar produkte të caktuara, kryesisht në media tradicionale si televizioni.  

Tani në Dhjetor të 2019 kemi Chiara Ferragni, Kim Kardashan, Huda Katan, Kayla Itsines, Selena Gomez, Kylie Jenner, Cristiano Ronaldo dhe shumë të tjerë që i etiketojmë si Influencer, persona me më tepër se 100K followers (kryesisht, por kjo varet nga shteti ku ndodhemi. Në Shqipëri me +20K mund të hysh në kategorinë e Micro Influencers).  

Por cfarë bëjnë këta persona, që kanë ndjekës kaq besnik? Të gjithë ata janë të mirë në një gjë, ndjekesit i besojnë atyre për dicka, prandaj edhe ndjekin me besnikëri cdo këshillë të tyren.  

Edhë në Shqipëri kemi disa influencers të cilët kanë ‘pool-in’ e tyre të ndjekësve, më poshtë disa prej tyre, renditja është totalisht personale, bazuar ne faktin që vlerësojmë content që krijojnë:


  1. Sara Karaj - Make up

  2. Kristi Janku - food dhe lifestyle

  3. Iva Tico - lifestyle dhe food
  4. Business Mag - Sipermarrje dhe Biznes

  5. Sipas Fatmes - Lifestyle

  6. Garazh - Teknologji, sipermarrje, Karriere
  7. Estela Ujka - Lifestyle
  8. Aulona Musta - Lifestyle
  9. Laidi Ferruni - Biznes
  10. Tomi Kallanxhi - Podcast Teknologji

Por secili nga ne mund të jetë influencers, të gjithë influecojmë, ndryshimi i vetëm është sasia qe ne Influencojmë.  

Ti, kolege që po mendon të fillosh një fushatë me influencers, kije parasysh që nr nuk është gjithnjë më i rëndësishmi. Content, që këta influerncers krijojnë, brandet e tjera që promovojnë, profili i personave që i ndjekin dhe më e rëndësishme, arsyeja pse i ata i ndjekin janë shumë më të rëndësishme se nje numer shume i madh. Janë këto që të japin rezultatet e kërkuara. Sepse kjo është arsyeja pse po e bën apo jo? 

 

Ndërsa, ti i ri apo e re që po lexon këtë artikull dhe po ëndërron të jesh influencers ki parasysh disa gjera: 

  1. Fokusohu në dicka që ke pasion, vetëm për atë mund të krijosh content cdo ditë.

  2. Mos kopjo asnjë. Bota nuk ka nevojë për cloni, as për fotokopje, por per  ji karakter. Prandaj ji vetvetja.

  3. Nuk do të jetë e thjesht, do të lodhesh, por nuk duhet të ndalësh. Suksesi nuk vjen lehtë në asgjë. Të lindësh të janë dashur 9 muaj, po aq të mësosh të ecësh, dhe njëlloj të kalosh cdo klasë. Mbase kaq që duhen edhe të bëhesh influencers. 

Provoje dhe më thuaj. 

9 muaj, cdo ditë krijo një content. 

 

Kaq për sot.

XOXO

Adela