Pavarësisht kësaj, Google nuk kishte marrë kurrë interesin e pritur për Glass, madje as nga një audiencë profesionistësh, veçanërisht në fushën mjekësore dhe shkencore, dy prej sektorëve për të cilët gjigandi kishte përshtatur produktin e ri. Edition Enterprise mbërriti rreth katër vjet pas versionit të parë të Google Glass, Explorer Edition, i cili u vu në dispozicion në fillim të vitit 2013.
Në janar dy vjet më vonë, Google vendosi të mbyllë përfundimisht projektin për publikun e gjerë, duke synuar vetëm bizneset. “Faleminderit për më shumë se një dekadë inovacioni dhe partneriteti”, shkroi Google duke njoftuar përfundimin e projektit. Synimet e Big G në fushën e realitetit të shtuar nuk kanë përfunduar.
Në vitin 2022, gjigandi amerikan kishte shpjeguar se po vazhdonte të punonte në teknologjitë e realitetit të shtuar, duke treguar një skenar të mundshëm në të cilin një palë syze mund të përkthejë një fjalim nga një gjuhë në tjetrën në kohë reale. Ndërkohë, konkurrenca nuk po qëndron duarkryq. Nëse lëvizja e Apple pritet deri në fund të vitit, Meta do të kishte një version dukshëm më teknologjik të Rayban Stories, të prodhuar së bashku me EssilorLuxottica, me një ekran të vogël ku do të shfaqte përmbajtjet që vijnë nga platformat sociale të grupit dhe nga metaverse, por gati vetëm në vitin 2025.