Me daljen në treg të Galaxy S23, fokusi tani është zhvendosur drejt serisë së ardhshme më premium të Samsung. Aludimet kishin sugjeruar më herët se Samsung mund të heqë dorë nga Galaxy A74 në favor të Galaxy S23 FE. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Galaxy A54 mund të jetë oferta më e shtrenjtë nga seria A këtë vit.
Tashmë pas gjithë këtyre aludimeve dhe thashethemeve kësaj pritje i erdhi fundi. Samsung ka zbuluar zyrtarisht misterin rreth datës së lansimit të Galaxy A54 së bashku me Galaxy A34 dhe vjen pikerisht me 16 mars në orën 12 pasdite.
Njoftimi vjen gjithashtu me disa përshkrime të paqarta të dy pajisjeve. Të dy telefonat janë duke u prodhuar në Indi dhe do të kenë një dizajn të lehtë me korniza minimale, kamer te paster dhe një xham premium.
Pjesa e pastër e paraqitjes së kamerës i referohet përpjekjes së dukshme të Samsung për të homogjenizuar dizajnet në të gjithë linjën e saj. Thuhet se Galaxy A54 dhe Galaxy A34 kanë huazuar të njëjtën strukturë minimaliste të kamerës nga seria Galaxy S23. Ndërkohë, një risi është gjithashtu një xham në pjesën e fundit tek të dy; Galaxy A53 dhe Galaxy A33 pasi kujtojmë nga viti i kaluar në pjesën e fundit kishin plastikë.
Samsung thotë gjithashtu se këta telefona inteligjentë Galaxy A do të ofrojnë “fotografi të qarta dhe dritë të ulët me Nightography së bashku me No Shake Cam”.
Galaxy A54 do të fuqizohet nga chipset Exynos 1380. Do të ketë një konfigurim 50MP + 12MP + 5MP në pjesën e pasme, të ndihmuar nga një kamerë e përparme 32MP përpara. Ekrani është 6.4 inç me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz.
Galaxy A34 është më i madh me një ekran 6,7 inç 90Hz dhe mundësohet nga Dimensity 1080. Ka një konfigurim të kamerës së pasme 48MP + 8MP + 5MP ndërsa kamera e përparme është një sensor 13MP.
Të dy telefonat kanë bateri 5000 mAh, mbushen me një shpejtësi 25 W dhe do të futen në One UI 5.x bazuar në Android 13 jashtë kutisë.