Nga 1 kartë krediti në 1 pemë.

Bunq lëshon kartë metalike dhe mbjell një pemë për çdo 100 € të shpenzuar

Startupi Bunq është duke lëshuar një kartë metalike të quajtur Green Card. Ndërsa disa banka ofrojnë një program të kthimit të parave me kartat premium, Bunq po ofron një lloj të veçantë të "kthimit të parave". Për çdo 100 euro të shpenzuar, Bunq mbjell një pemë. Kompania ka nisur një partneritet me Eden Reforestation Projects për të financuar ripyllëzimin në të gjithë globin.

Prodhimi i një karte metalike nuk është diçka miqësore për mjedisin. Kjo është arsyeja pse Green Card skadon pas gjashtë vjetësh në vend të katër viteve. Gjithashtu është bërë nga material i riciklueshëm.

Për më tepër se kaq, Green Card funksionon pak a shumë si Travel Card. Ndërsa Bunq ofron llogari bankare tradicionale, mund të porosisni një Travel Card ose një Green Card dhe të mbani llogarinë tuaj ekzistuese bankare. Green Card është një Mastercard pa ndonjë tarifë valutore.