Njihuni me Youtube-ren 11-vjeçare! Ekspertët ngrenë flamurin e kuq…

YuMi, vajza 11 vjeçare që jeton në Korenë e Veriut, ndoshta kombi më i izoluar dhe më i fshehtë në botë ka kanalin e saj në youtube në të cilin miliona shikime. Një video e saj 4 minutëshe ka grumbulluar më shumë se 41,000 shikime në YouTube.

Kanali i saj në YouTube i krijuar qershorin e kaluar është një nga disa llogari të mediave sociale që janë shfaqur në internet gjatë një ose dy viteve të fundit, në të cilat banorët e Koresë së Veriut pretendojnë se ndajnë jetën e tyre të përditshme.

Por ekspertët thonë se jo gjithçka është ashtu siç duket në këto video dhe se imazhet përmbajnë shenja treguese se jeta e shfaqur nëpër video është larg normës për miliona të varfër nën diktaturën e liderit Kim Jong Un.

Në vend të kësaj, ata sugjerojnë, YuMi dhe të tjerë si ai ka të ngjarë të jenë të lidhur me zyrtarë të rangut të lartë dhe mund të jenë pjesë e një fushate propagandistike që synon riemërtimin e imazhit ndërkombëtar të vendit si një vend më i afërt  madje edhe miqësor për turistët, sesa biseda e tij e vazhdueshme për armët bërthamore…

Videot e YuMi "duken si një lojë e përgatitur mirë" e shkruar nga qeveria e Koresë së Veriut, tha Park Seong-cheol, një studiuese në Qendrën e të Dhënave për të Drejtat e Njeriut të Koresë së Veriut.

Për dekada me radhë, Koreja e Veriut ka qenë relativisht e mbyllur nga pjesa tjetër e botës, me kufizime të rrepta për shprehjen e lirë, lëvizjen e lirë dhe aksesin në informacion.

Rekordi  i mjerueshëm i të drejtave të njeriut është kritikuar nga Kombet e Bashkuara. Përdorimi i internetit është shumë i kufizuar; edhe ata pak të privilegjuar që u lejohen telefonat inteligjentë mund të kenë akses vetëm në një intenerar të drejtuar nga qeveria dhe shumë të censuruar. Materialet e huaja si librat dhe filmat janë të ndaluara, shpesh me dënime të rënda për ata që kapen me kontrabandë në tregun e zi.

Kjo është arsyeja pse YuMi, e cila jo vetëm ka akses në një pajisje filmimi, por edhe në YouTube bën të mendosh që nuk është një koreano-verior i zakonshëm, thonë ekspertët.