Kërkuesit kanë krijuar një robot të vogël (më i vogël se një kokërr bizele) me flatra që mund të ndihmojë në polenizimin e të mbjellave.
Shkencëtarët finlandezë kanë shpikur këtë alternativë artificial, duke krijuar robotët e vegjël sa një mizë të cilët aktivizohen dhe funksionojnë me anë të një burimi drite apo lazeri. Theksojmë se kanë një strukture shumë të lehtë, thuajse pa peshë pasi kanë përmasa gati 5 mm dhe mund të fluturojnë lehtësisht.
Kërkuesi Hao Zheng u shpreh: ”Kjo shpikje ose ky robot do të ketë një ndikim të madh në agrikulturën globale për shkak të uljes së numrit të polenizuesve natyralë nga ngrohja globale që është bërë një kërcënim serioz për biodiversitetin dhe prodhimin e ushqimit”.
Një robot i vogël që fluturon nga era dhe kontrollohet nga drita mund të ndihmojë në pjalmimin e të korrave ndaj studiuesit në Universitetin Tampere shpresojnë se kjo shpikje do të zvogëlojë rënien e popullsisë së bletëve në botë.