Lidhur me këtë duket se ka nisur një betejë përsa i përket videove. Youtube ka lajmëruar se do të paguajë për videot Shorts dhe kjo vjen si një kundërpërgjigje e Youtube ndaj Tik Tok.
Por çfarë janë “Shorts” dhe cilat janë kushtet që duhet të ndiqen për të fituar para?
“Shorts” janë video të shkurtra në format vertikal që shfaqen në krye të platformës dhe mund të shfletohen me shpejtësi nga celulari.
Kriteret për të marrë para nga Youtube Shorts është të paturit 4000 orë shikimesh në kanalin tuaj në videot e zakonshme ose 10 milionë shikime në Shorts gjatë 90 ditëve të fundit.
Nëse arrini të plotësoni vetëm njërin prej kushteve, një Creator mund të bëhet pjesë e Youtube Partner Programme që do t’i paguajë në bazë të reklamave që shtohen në videot e tyre.
Tik Tok ka një “Creator Fund” me anë të të cilit paguan përdoruesit e tij. (Përveç pagesave që ata marrin nga bashkëpunimet e ndryshme me të cilat postojnë video, paguhen edhe nga vetë platforma.)
Theksojmë se aktualisht ky aplikacion është më i përdoruri dhe ka frikësuar të gjithë konkurrentët e tij.
Cilat janë kushtet që duhen ndjekur për të fituar dhe për t’u paguar?
Nevojiten 10 mijë ndjekës dhe të paktën 10.000 shikime reale të videove në 30 ditët e fundit ose përgjatë një muaji.
Njoftimet e fundit kanë bërë me dije se pagesat variojnë nga 20-40 Dollarë për çdo 1 milion shikime dhe përdoruesit mund të tërheqin pagesat e tyre nga fondi vetëm nëse kanë arritur të gjenerojnë të paktën 10 Dollarë, (pra nevojiten rreth gjysmë milion shikime për të marrë para).