Eksperimentet e NASA sa vijnë e bëhen më të çmendura...

Testet e Antarktikut do ta përgatisin këtë rover për një udhëtim të mundshëm në një hënë të akullt oqeanike

Të hulumtosh një hënë të largët zakonisht do të thotë të rrëshqitesh përreth sipërfaqes së tij unike të paqëndrueshme, por në hënat e akullta oqeanike si Enceladus i Saturnit, do të ishte më mirë të gjesh gjëra nga poshtë lart. Ky rover qe së shpejti do te provohet në Antarktidë, një ditë mund të rrotullohet përgjatë vijës së akullit me milje trashësi në oqeanin e një bote të çuditshme.

Mendohet se ne këto hëna oqeanike ka më shume mundesi për të gjetur shenja të jetës së kaluar ose te tanishme. Por eksplorimi i tyre nuk është detyrë e lehtë.

Dihet pak për këto hënë, dhe misionet që kemi planifikuar janë për të vëzhguar sipërfaqen, duke mos depërtuar në sekretet e tyre më të thella. Por nëse duam të dimë ndonjëherë se çfarë po ndodh nën kilometrat e akullit , do te na duhet diçka që mund të mbijetojë dhe të lëvizë atje poshtë.

Buoyant Rover për eksplorim nën akull, ose BRUIE, është një platformë eksplorimi robotik në zhvillim e sipër në Laboratorin Jet Propulsion në Pasadena. Duket paksa si një hoverboard me forcë industriale. Dhe siç mund ta merrni me mend nga emri i tij, lundron rreth akullit me kokë poshtë duke tërhequr rrotat e tij.