Njihuni me ariun që bëri 400 selfie!

Është e qartë që kërkon të bëhet ndikues (influencer) në internet…

Ekipi i City of Boulder Open Space and Mountain Parks në Kolorado përdor një rrjet prej nëntë kamerash të automatizuara në sistemin e tij të tokës prej 46,000 hektarësh. Një prej atyre kamerave ka parë disa veprime argëtuese të arinjve. "Kohët e fundit një ari zbuloi një kamer të kafshëve të egra që ishte ne përdorim për të monitoruar jetën e egër në hapësirën e hapur të Boulder," shkroi OSMP në Twitter këtë javë. “Nga 580 fotot e kapura, rreth 400 ishin selfie të arinjve”.

Selfiet e bëra nga ariu kanë ndodhur në nëntor të vitit të kaluar. Zbulimi i lëvizjes aktivizon këto kamera, kështu që një ari arriti të shkrepte kaq shumë selfie. "Informacioni që mbledhim prej tyre përdoret për të rekomanduar masa mbrojtëse të habitatit dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e zonave të ndjeshme natyrore," tha ekologu i lartë i kafshëve të egra OSMP, Will Keeley në një deklaratë në lidhje me rrjetin e kamerave vitin e kaluar.

Përveç arinjve të zinj kamerat kanë vënë në sy edhe luanët e malit, bufat dhe drerët. Megjithatë duket se ariu ishte më shumë i dhënë se krijesat e tjera. Harrojini selfiet me fytyrën e rosës. Poza e re e nxehtë e selfieve është fytyra e ariut.