Qoftë bërja e pagesave, kontrolli i transkaksioneve bankare, fotografitë, ruajtja e informacioneve të rëndësishme ose çdo gjë që mund t'ju nevojitet në jetën tuaj të përditshme, gjithçka mund të kryhet nga telefonat në kohët që po jetojhmë. Ndërsa kjo ka avantazhet e saj, gjërat bëhen jashtëzakonisht stresuese kur humbet “telefoni i çmuar”. Nëse ju ndodh që ta harroni apo “humbni” telefonin tuaj diku atëherë bëni këto 5 gjëra për të minimizuar dëmin…
1. Fshini të dhënat tuaja nga distanca
Ndërsa nuk ka dyshim se humbja e telefonit mund të dëmtojë xhepin tuaj, të dhënat që ai ka në të janë edhe më të vlefshme dhe mund të keqpërdoren nëse bien në duart e gabuara. Por lajmi i mirë është se këto të dhëna mund të fshihen nga paisja edhe në distancë. Për përdoruesit e iPhone, mund të përdorni veçorinë e gjetjes së pajisjes duke vizituar iCloud.com dhe të fshini të dhënat nga pajisja e zgjedhur. Për telefonat Android që kanë një llogari Google të lidhur me pajisjen, funksioni “Gjeni pajisjen time” aktivizohet automatikisht dhe mund të përdoret për të fshirë të dhënat. Vizitoni android.com/find për të përdorur funksionin.
2. Gjurmoni telefonin tuaj
Me veçori të tilla si “Find My Device” për telefonat Android dhe funksioni “Find My iPhone” për Apple iPhone, gjurmimi i telefonit tuaj është më i lehtë. Sidoqoftë do të mund të shihni vendndodhjen e pajisjes vetëm nëse është në linjë. Në rast se pajisja është jashtë linje, shfaqet vendndodhja e fundit e pajisjes përpara se të fiket.
3. Mbroni të dhënat bankare
Edhe pse të gjitha aplikacionet bankare neto kanë kode sigurie nuk duhet të mbështeteni 100 % tek ata. Dikush që ka telefonin tuaj mund të vazhdojë të përdorë informacionet personale dhe të hyjë në llogarinë tuaj. Prandaj është më mirë të ndryshoni të gjitha fjalëkalimet tuaja bankare neto. Në këtë rast nëse fjalëkalimet tuaja bankare neto ruhen automatikisht gjatë blerjeve etj, ato do të jenë të pavlefshme. Gjithashtu nëse keni shkruar informacione të ndjeshme, si PIN-et e ATM-ve, kodet e kalimit neto bankare apo të dhëna të tjera diku në telefonin tuaj telefononi bankën dhe lajmërojini.
4. Ndryshoni fjalëkalimet e mediave sociale
Asnjëherë nuk e dini se kush e ka telefonin tuaj dhe si mund të përpiqet t'ju dëmtojë. Mediat sociale, në kohën e sotme, mund të përdoren për të ngacmuar identitetin e dikujt, për të kryer mashtrime, etj. Prandaj, ndryshoni të gjitha fjalëkalimet e mediave tuaja sociale dhe sigurohuni që të dilni nga të gjitha pajisjet për të qëndruar të sigurt nga ai kërcënim.
5. Blloko kartën SIM
Transaksione të ndryshme kërkojnë një verifikim OTP. Prandaj, për të shmangur që OTP-të të mos bien në duar të gabuara, kontaktoni ofruesin e rrjetit tuaj dhe bllokoni kartën tuaj SIM sa më shpejt të jetë e mundur.